Liahona
Figura Qendrore në Librin e Mormonit
Janar 2024


“Figura Qendrore në Librin e Mormonit”, Liahona, janar 2024.

Mirë se Vini në Këtë Numër Botimi

Figura Qendrore në Librin e Mormonit

Shumë vjet më parë, vëllezërit e mi shërbestarë më ftuan ta studioja seriozisht Librin e Mormonit. Kur ma bënë këtë ftesë, kuptova që, edhe pse lexoja pak nga Libri i Mormonit çdo ditë, nuk po e studioja atë seriozisht.

Ata më bënë një premtim që bazohej te fjalët nga Presidenti Ezra Taft Benson: “Ka një fuqi brenda [Librit të Mormonit] që do të fillojë të rrjedhë në jetën tuaj që në çastin kur filloni një studim serioz të librit. Ju do të gjeni fuqi më të madhe për t’i bërë ballë tundimit … për ta shmangur mashtrimin … për të qëndruar në shtegun e ngushtë dhe të ngushtuar” (Mësime të Presidentëve të Kishës: Ezra Taft Benson [2014], f. 148).

E pranova ftesën e tyre dhe në muajt vijues pashë se premtimi i tyre u përmbush. Ai më ka ndryshuar jetën.

Një arsye madhore se pse Libri i Mormonit na jep fuqi shpirtërore është se ai na sjell më pranë Jezu Krishtit. Në artikullin e Presidentit Henri B. Ajring, në faqen 4, ai shkruan: “Ata që e lexojnë me sinqeritet Librin e Mormonit, jetojnë sipas parimeve të tij dhe luten për vërtetësinë e tij, do ta ndiejnë Frymën e Shenjtë, dhe do ta rritin besimin e tyre te Shpëtimtari dhe dëshminë e tyre për Të”.

Jezu Krishti është figura qendrore në Librin e Mormonit. Ashtu siç unë dhe bashkëautorja ime, Medison Sinkleri, publikojmë në artikullin tonë: “Jezu Krishti në Librin e Mormonit” (faqe 10), ka më shumë se 7 000 referenca për Shpëtimtarin në Librin e Mormonit.

E di se teksa e studiojmë Librin e Mormonit këtë vit me programin Eja, Më Ndiq, ne do të afrohemi më pranë Jezu Krishtit.

Me dashuri,

Xhon Hilton III

Profesor i Arsimimit Fetar, Universiteti “Brigam Jang”

grua duke lexuar shkrimet e shenjta

Ilustrimi nga J. Kirk Richards