“Çfarë i Bën Shkrimet e Shenjta me ‘Vlerë të Madhe’?”, Liahona, janar 2024.
Eja, Më Ndiq
Çfarë i Bën Shkrimet e Shenjta me “Vlerë të Madhe”?
Shkrimet e shenjta ishin me “vlerë të madhe” (1 Nefi 5:21) për familjen e Lehit. Ato ishin kaq të rëndësishme saqë Zoti i urdhëroi bijtë e Lehit të ktheheshin në Jerusalem për të marrë fletët prej tunxhi (shih te 1 Nefi 3:2–5), një detyrë për të cilën rrezikuan jetën. Shkrimet e shenjta (veçanërisht Libri i Mormonit) janë po aq të rëndësishme për ne sot. A e keni menduar kohët e fundit arsyen pse?
Çfarë i dhanë fletët prej tunxhi familjes së Lehit? |
Çfarë na jep ne sot Libri i Mormonit? |
Fjalët e profetëve (1 Nefi 3:20) |
Një themel për një dëshmi për Jozef Smithin, Rivendosjen dhe profetët e gjallë (parathënia për Librin e Mormonit) |
Një rrëfim të Krijimit dhe të Adamit e Evës (1 Nefi 5:11) |
Doktrinë sqaruese rreth planit të shpëtimit (2 Nefi 2; Alma 12; 34) |
Ligjin e Moisiut (1 Nefi 4:15–16) dhe urdhërime të tjera (1 Nefi 5:21) |
Doktrinën e Krishtit dhe urdhërime të tjera (2 Nefi 31; 3 Nephi 11; 27) |
Një anal të judenjve dhe dëshmisë të tyre për Krishtin (1 Nefi 5:12) |
Dëshmi shtesë për Krishtin nga “dele[t e] tjera” të Tij (3 Nefi 15:21–24) |
Një anal që ruajti gjuhën e etërve të tyre (1 Nefi 3:19) dhe linjën e tyre të paraardhësve (1 Nefi 5:14) |
Një anal që mund të na ndihmojë të mbledhim Izraelin e shpërndarë (3 Nefi 21:6–7) |