Misionar me Shërbim
4. Zhvillimi i Ripërtëritjes Shoqërore


“4. Zhvillimi i Ripërtëritjes Shoqërore”, Përshtatja me Jetën si Misionar/e me Shërbim: Broshura e Burimeve (2020)

“4. Zhvillimi i Ripërtëritjes Shoqërore”, Përshtatja me Jetën si Misionar/e me Shërbim

Pamja
misionare me jelekun e Duarve Ndihmëtare

4. Zhvillimi i Ripërtëritjes Shoqërore

Marrëdhëniet mund të jenë burim stresi dhe gjithashtu burim për përballimin e stresit. Hulumtimet tregojnë se marrëdhëniet e shëndetshme kanë dobi që zgjatin gjithë jetën. Marrëdhënie të tilla lidhen me shëndetin e mirë mendor dhe fizik. Kur jemi tepër të stresuar, marrëdhëniet mund të vuajnë. Merrni parasysh sugjerimet në vijim për ndërtimin e marrëdhënieve të mira. Gjithashtu referojuni pjesës “1. Zhvillimi i Ripërtëritjes kur Jeni në Stres” për ide shtesë.

A. Komunikimi me të Tjerët

  • Përcaktojini dhe përdorini pikat tuaja të forta ndërsa shërbeni. Ju keni pika të forta që mund t’ju ndihmojnë të jeni një misionar/e i/e efektshëm/me. Kërkoni frymëzim që t’ju ndihmojë për t’i kuptuar pikat tuaja të forta. Zoti do t’ju ndihmojë t’i përdorni këto pika të forta në shërbim të Tij. Për shembull, disa njerëzve duket se u jep energji bisedimi me njerëz të tjerë. Disa njerëzve duket se u jep lodhje. Megjithatë, të dy llojet e njerëzve mund të jenë misionarë/e të efektshëm/me me shërbim. Nëse bisedimi me njerëz të rinj ju lodh, bëjeni atë gradualisht. Jini mik ose mikeshë e mirë për ata që i njihni mirë. Pikat tuaja të forta mund të jenë idetë tuaja krijuese, pikëpamjet tuaja rreth njerëzve ose aftësia juaj për të planifikuar.

  • Jini kureshtar/e për të tjerët. Mësoni pyetje që mund t’i përdorni për t’i nxitur njerëzit e tjerë të flasin. Pyetini njerëzit për punën, pasionet, familjen ose historinë e tyre vetjake. Pyetini se çfarë ka më tepër rëndësi për ta dhe se çfarë dëshirojnë ose për çfarë shqetësohen. Dëgjoni për mundësi për të dëshmuar për një parim të ungjillit që do të jetë i përshtatshëm për ta. Përpiquni të tregoni interes për të tjerët. Kjo është pjesë e asaj se çfarë do të thotë të duash të afërmit e tu. Jini gjithashtu i/e gatshëm/me t’u përgjigjeni pyetjeve të tyre rreth jush.

  • Vini si synim që të njihni një njeri të ri çdo ditë. Përdoreni emrin e personit minutën e parë pasi ta takoni. Përdoreni përsëri kur ta përfundoni bashkëbisedimin. Shkruajeni emrin që t’ju ndihmojë ta kujtoni.

  • Përqendrohuni tek ndihma ndaj të tjerëve. Ktheheni vëmendjen te nevojat e të tjerëve. Ndërsa e bëni këtë, do të ndiheni më pak të përqendruar te vetë nevojat ose mangësitë tuaja (shih Mosia 2:17).

  • Kërkoni ndihmë për t’i kuptuar të tjerët. Jo të gjithë janë të zotë për t’i kuptuar shprehjet e fytyrës ose gjuhën e trupit të njerëzve të tjerë. Nëse e keni të vështirë ta vini re se si ndihen njerëzit e tjerë, kërkojini dikujt t’ju ndihmojë.

    Pamja
    burrë dhe misionar me shërbim duke i dhënë dorën njëri-tjetrit
  • Bëni çmos të dukeni vetëbesues edhe nëse nuk ndiheni ashtu. Kur Presidenti Gordon B. Hinkli ishte në mision, babai i tha: “Harroje vetveten dhe përvishju punës” (në “Taking the Gospel to Britain”, Ensign, korrik 1987, f. 7). Kjo këshillë është e dobishme për të gjithë misionarët. Përpiquni ta shpërfillni frikën tuaj për atë se si po e bëni punën. Përkundrazi, përqendrohuni te thirrja juaj për t’u shërbyer të tjerëve.

B. Shmangini Ndjenjat e Vetmisë ose të Lënit Mënjanë

  • Bëni pyetje që të mësoni për njerëzit e tjerë. Pyetini njerëzit e tjerë për përvojat dhe ndjenjat e tyre në mënyrë që t’i kuptoni ata më mirë. Kur i kuptoni njerëzit e tjerë, do të ndiheni më pak i vetmuar.

  • Tregoni më tepër. Shprehuani mendimet dhe ndjenjat tuaja të tjerëve. Ne ndihemi të vetmuar kur ndiejmë se të tjerët nuk ka njohin dhe nuk ka çmojnë.

  • Përkufizojeni se çfarë do të thotë për ju “i vetmuar”. Përpiquni të përcaktoni se cilat ndjenja, mendime dhe sjellje ju bëjnë të ndiheni i/e vetmuar. Më pas përpiquni të punoni me ato gjëra.

  • Flisni me të rritur që interesohen. Bëjuani të ditur këtyre të rriturve se si ndiheni. Ata mund të kenë sugjerime për atë që mund të bëni për ta shmangur të qenit të vetmuar.

    Pamja
    misionare me shërbim që përdor një transportues paletash

C. Kontrollimi i Konfliktit ose Kritikës

  • Me respekt shpjegoni se çfarë ju shqetëson. Nëse ju shqetëson sjellja e dikujt, flisni me respekt me personin. Shpjegoni se çfarë do të donit të ndryshonte, por mos e kritikoni sjelljen e personit tjetër. Nëse jeni kritik ose i zemëruar, personi tjetër mund të mbrohet dhe të jetë më pak bashkëpunues. Për shembull, ju mund të thoni: “Nuk më pëlqen fare që mbeturinat lihen në ambientin e pushimit. Por as s’më pëlqen që t’i pastroj vetë të gjitha. Vras mendjen se si mund t’i kujtojmë të gjithë që të merren me mbeturinat e veta.” Ose “Shqetësohem që je i zemëruar me mua kur je kaq i heshtur. A mund të më thuash se ç’po mendon?”

  • Kërkoni përshtypje. Kërkojuni të tjerëve sugjerime për mënyrën se si mund t’i mposhtni dobësitë tuaja. Gjithashtu kërkojini Zotit t’ju ndihmojë t’i kuptoni dobësitë tuaja (shih Ethëri 12:27).

  • Jini dashamirës me të tjerët. Kur mendoni për të tjerët, shmangeni bërjen e gjykimeve negative për ta ose vendosjen e etiketimeve negative. Mos u përpiqni të ndiheni më mirë duke menduar për fajet e njerëzve të tjerë.

  • Përqendrohuni te ndreqja e problemeve, jo e njerëzve. Kur njerëzit bëjnë gjëra që ju shqetësojnë, përqendrohuni te përcaktimi dhe ndreqja e problemeve themelore, jo te bërja e kritikave ndaj njerëzve ose përpjekja për t’i ndrequr ato. Kur flisni me njerëz, përpiquni të mbani një ton që nuk tregon zemërim ose keqardhje për veten (shih Efesianëve 4:29–32).

  • Mos u ofendoni. Merrini sugjerimet nga të tjerët me sa më mirësjellje dhe humor të mundeni. Bëjeni këtë edhe nëse dikush është i pasjellshëm. Nëse mendoni se dikush po ju kritikon, thoni: “Faleminderit për përshtypjen. Do përmirësohem nga kjo anë.”

  • Bëjuni komplimente dhe shërbejuni të tjerëve shpesh. Falënderojini të tjerët për gjërat që vlerësoni dhe u vini në dukje gjërat që bëjnë mirë. Kërkoni mënyra të thjeshta për t’u shërbyer dhe për t’i ndihmuar të tjerët çdo ditë.

  • Lutuni për dhuratën e dashurisë hyjnore. Bëjeni këtë “me gjithë fuqinë e zemrës suaj” (Moroni 7:48). Kërkoni sy për t’i parë të tjerët siç i sheh Perëndia. Përfshini në lutjet tuaja njerëz që ju refuzojnë dhe lëndojnë (shih 3 Nefi 12:44).

Pamja
misionar duke folur me një udhëheqës të Kishës

D. Të Shkuarit Mirë me Udhëheqësit

  • Jini i/e përulur. Përulësia është pjesë jetike e të qenit i/e mësueshëm/me dhe i/e gatshëm/me për t’u përmirësuar (shih Doktrina e Besëlidhje 112:10). Kërkojuni udhëheqësve tuaj sugjerime mbi mënyrat se si mund të përmirësoheni. Jini i/e gatshëm/me të merrni këshillë prej tyre dhe bëjuani të ditur se mund të mbështeten te ju. Falënderojini udhëheqësit tuaj për shërbimin e tyre, për atë me gojë edhe me shkrim.

  • Përpiquni të jeni një ndjekës/e i/e mirë. Disa njerëz nuk u besojnë figurave autoritare ose e kanë të vështirë të marrin drejtim. Mund të jenë mësuar që kanë qenë shef i vetes. Të tjerë mund të ndihen konkurrues/e ndaj kolegëve. Nëse i keni këto sfida, bëjuani të ditur udhëheqësve tuaj. Lutuni për përulësi që të jeni një ndjekës/e i/e mirë.

  • Lutuni për të gjithë udhëheqësit tuaj. Lutuni për udhëheqësit tuaj, në veçanti për udhëheqësit ndaj të cilëve keni ndjenja jo të mira.

  • Kuptojeni se udhëheqësit janë njerëz. Ndonjëherë mendojmë se udhëheqësit supozohet të jenë më të mirë se njerëzit e tjerë. Nëse e mendojmë këtë, mund të zhgënjehemi dhe të bëhemi kritikë kur ata bëjnë gabime. Udhëheqësit mund të bëhen të padurueshëm, të tregojnë gjykim të dobët dhe të na keqkuptojnë. Nëse shihni papërsosuritë, kërkoni edhe vetitë pozitive (shih Mormoni 9:31).

  • Mësoni nga pikat e forta të udhëheqësit tuaj. Bëni një listë të cilësive që ka udhëheqësi juaj që dëshironi t’i merrni shembull kur të jetë radha juaj për të udhëhequr.

Pamja
misionare me shërbim që ndihmon një frekuentuese në një depo të peshkopëve

E. T’i Ndihmojmë të Tjerët të Kuptojnë Detyrën Tuaj të Misionit

  • Shpjegoni se çfarë është një mision shërbimi. Disa anëtarë të Kishës mund të mos e kuptojnë se çfarë është një mision shërbimi. Ju mund të thoni: “Misionarët me shërbim shërbejnë në Kishë ose ndërtesat e komunitetit deri në 40 orë në javë. Ata kanë rregulla dhe orientime për misionin që janë të ndryshme nga ato për misionarët predikues. Për shembull, unë do të jetoj në shtëpi. Do të shërbej në për orë në javë. Do të mund të marr pjesë në lagjen për të rinjtë në moshë madhore beqarë dhe në veprimtaritë e saj kur të kem kohë të lirë.”

  • Shpjegoni se jeni thirrur si përfaqësues/e i/e Jezu Krishtit dhe i Kishës së Tij. Kjo thirrje është e njëjtë për çdo misionar/e dhe nuk ndryshon kur ndryshojnë detyrat. Por detyra, oraret ose koha e shërbimit tuaj mund të ndryshojnë. Për shembull, mund të jeni ricaktuar në një mision shërbimi për shkak të problemeve shëndetësore. Mund të thoni: “Jam ende një misionar/e. Por jam ricaktuar në një mision të ri ku tani do të përqendrohem te shërbimi im.”

  • Bëjuani të ditur njerëzve se çfarë dëshironi dhe për çfarë keni nevojë. Mundet që sapo ta keni filluar misionin tuaj të shërbimit. Mund t’i ftoni anëtarët e lagjes të mësojnë për atë që po bëni. Kërkojuni atyre të jenë përkrahës. Nëse jeni ricaktuar, mund të kërkoni disa minuta kohë në një mbledhje të Shoqatës së Ndihmës ose kuorumit të pleqve. Shpjegojuni anëtarëve ndryshimin e detyrës suaj dhe kërkoni përkrahje. Nëse jeni afër fundit të misionit tuaj, mund t’u kërkoni të tjerëve ndihmë. Kërkoni ndihmë për të gjetur një punë ose për të hyrë në shkollë ndërsa bëni kalimin në këtë fazë.

Shtyp në Letër