Misionar me Shërbim
Ricaktimi nga një Mision Predikimi


“Ricaktimi nga një Mision Predikimi”, Përshtatja me Jetën si Misionar/e me Shërbim: Broshura e Burimeve (2020)

“Ricaktimi nga një Mision Predikimi”, Përshtatja me Jetën si Misionar/e me Shërbim

Pamja
misionarë me shërbim duke lexuar shkrimet e shenjta së bashku

Ricaktimi nga një Mision Predikimi

Kur ju ricaktoheni nga një mision predikimi në një mision shërbimi, ricaktimi nuk ndikon në thirrjen tuaj si misionar.

Përballja me Ndryshimin

  • Ricaktimi nga një mision predikimi në një mision shërbimi është tronditës për shumë misionarë. Ju mund të përjetoni një gamë të gjerë ndjenjash negative. Por jini i sigurt se Shpëtimtari e njeh situatën tuaj. Dashuria e Tij për ju është e përsosur. Ai ende e dëshiron dhe ka nevojë për shërbimin tuaj. Ai ka nevojë për shërbimin tuaj për të ndërtuar mbretërinë e Tij përpara se të kthehet në tokë.

  • Shpesh misionarët e ricaktuar ndihen fajtorë. Atyre u vjen keq që nuk ishin në gjendje të qëndronin në misionin predikues. Ato ndjenja faji mund t’i pengojnë që ta ndiejnë Shpirtin. Nëse jeni në këtë situatë, mbajeni mend se Shpirti është me ju. Nuk ka ndonjë arsye të veçantë për t’u ndier fajtor që nuk e përfunduat misionin predikues. Ju jeni i gatshëm edhe i denjë për të shërbyer (shih Doktrina e Besëlidhje 64:34).

  • Ndjenjat e fajit mund të vijnë nga reaksione kimike në tru. Këto ndjenja mund të jenë pasojë e mëkatit. Është vendimtare ta kuptoni dhe njihni ndryshimin.

Ende një Sukses

Merreni parasysh historinë e Helamanit dhe 2 060 luftëtarëve të tij të rinj (shih Alma 57:19–27). Të gjithë 2 060 luftëtarët morën plagë. Shumë prej tyre patën humbje gjaku. Fakti që mbijetuan që të gjithë, ishte mrekulli. Pavarësisht se sa plagë kishte secili prej tyre, që të 2 060 ishin të suksesshëm. Të gjithë ishin të gatshëm t’i shërbenin kauzës së drejtësisë. Ata ishin besnikë, të bindur dhe të guximshëm. Ju mund të ndiqni shembullin e tyre dhe të jeni një misionar besnik.

Plagët në punën e sotme misionare mund të përfshijnë sëmundjet fizike, mendore dhe emocionale. Këto sëmundje vijnë nga një larmi e gjerë burimesh dhe shkaqesh. Ju mund të vazhdoni të shërbeni dhe të jeni i/e suksesshëm/me. Ju jeni i/e gatshëm/me dhe i/e denjë dhe mund t’i përdorni aftësitë tuaja në shërbim të Perëndisë. (Shih Doktrina e Besëlidhje 4.)

Pamja
misionar duke studiuar

Ndërsa shkoni përpara në detyrën tuaj të re, mbajini mend këto fjalë frymëzuese nga Plaku Gerit W. Gong: “Ne mund ta gjejmë jetën tonë duke e humbur atë për hir të Shpëtimtarit” (“Becoming Perfect in Christ”, Ensign ose Liahona, korrik 2014, f. 19). Ju mund të gjeni përherë forcë te premtimi i Shpëtimtarit: “Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje. … Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë” (Mateu 11:28, 30).

Vazhdoni të Rriteni

Tani që jeni ricaktuar, ju po jetoni sërish në shtëpi. Përpiquni të mos u riktheheni zakoneve të vjetra të varësisë ndaj të tjerëve. Ju jeni ende një misionar! Vazhdoni t’i zhvilloni zotësitë e të rriturve, siç janë këto:

  • Kujdesuni për rrobat tuaja duke i larë, tharë dhe hekurosur vetë.

  • Shihni paraqitjen tuaj të jashtme. Bëni dush përditë dhe paraqiteni veten si një përfaqësues i Shpëtimtarit.

  • Mësoni të gatuani, të blini ushqime dhe të mbikëqyrni se çfarë ushqimesh hani.

  • Sigurohuni që të bëni ushtrime çdo ditë.

  • Flini mjaftueshëm që të jeni i shëndetshëm dhe vigjilent.

  • Bëni studim dhe lutje të përditshme vetjake të ungjillit.

  • Vendosni synime dhe nënsynime të arritshme dhe shkruajini ato.

Shtyp në Letër