“Të Kuptuarit e Stresit”, Përshtatja me Jetën si Misionar/e me Shërbim: Broshura e Burimeve (2020)
“Të Kuptuarit e Stresit”, Përshtatja me Jetën si Misionar/e me Shërbim
Të Kuptuarit e Stresit
Zhvillimi i Ripërtëritjes kur Jeni në Stres
Përvojat e reja (si bashkimi me Kishën ose frekuentimi i një shkolle të re) janë emocionuese. Por ato gjithashtu mund t’ju bëjnë të ndiheni nervoz/e. Ju nuk e dini plotësisht se çfarë të prisni. Me kalimin e kohës do të mësoni t’i përballoni këto sfida dhe do të rriteni gjatë procesit. Përshtatja ndaj stresit në mënyra pozitive zhvillon ripërtëritje emocionale.
Misionet e shërbimeve nuk janë ndryshe. Ndonjëherë një mision shërbimi duket si një aventurë e mrekullueshme shpirtërore. Duket si një sfidë që mund ta përballoni. Ju qetësisht vazhdoni përpara me besim. Ju e kuptoni se pjesa më e madhe e nervozizmit ose shqetësimit që përjetoni është e përkohshme. Ju merrni kurajë nga dija se do të përshtateni me kalimin e kohës. Ju rriteni shpirtërisht dhe keni mundësinë të zhvilloni zotësi të reja. Përvojat që dikur iu druheshit shpesh, bëhen më të përballueshme. Ju madje arrini t’i pëlqeni shumë aspektet e shërbimit misionar që dikur ju dukeshin mbingarkuese. Ju mbështeteni te Shpirti. Ju rriteni në vetëbesim dhe gjeni gëzim në shërbimin tuaj.
Në raste të tjera, megjithatë, mund të përballeni me probleme të papritura. Disa përvoja janë më të vështira ose më të pakëndshme nga sa e kishit parashikuar. Mund të pyetni veten se si mund t’ia dilni mbanë. Në vend që të ndiheni i motivuar për t’u përpjekur, ju mund të jeni në ankth, i irrituar, i rraskapitur apo i acaruar. Mund të keni simptoma fizike si dhembje, çrregullim stomaku, pagjumësi apo sëmundje. Mund të keni probleme për të mësuar ose për t’u lidhur me njerëzit. Mund të ndiheni i/e shkurajuar apo të dëshironi të hiqni dorë.
Katër Nivelet e Stresit
Simptomat e stresit janë si matësit në kroskotin e makinës. Ato ju kujtojnë të ulni shpejtësinë, të furnizohemi me karburant ose të kontrolloni motorin. Ato ju kujtojnë të mbushni “serbatorin” tuaj shpirtëror dhe të kërkoni zgjidhje të reja. Sipas tabelës në vijim, kur misionarët/et po e përballojnë mirë stresin, ata/o janë në nivelin “e gjelbër”. Kur janë në ankth ose kanë probleme, ata/o janë në nivelin “e verdhë”. Nëse vazhdojnë të ndiejnë stres, ata/o janë në nivelin “portokalli”. Dhe kur ndihen të paaftë/a për të “funksionuar” për shkak të stresit, ata/o janë në nivelin “e kuq”.
Gjatë rrjedhës së misionit tuaj, ju mund të përjetoni nivele të ndryshme stresi në kohë të ndryshme. Ju mund të ndiheni “portokalli” sot dhe nesër të shkoni tek “e gjelbra”. Kjo broshurë ka sugjerime dhe mjete që mund t’ju ndihmojnë të qëndroni në – ose të ktheheni te – niveli i gjelbër.
Shenjat që Janë në Këtë Nivel |
Çfarë të Bëni | ||
---|---|---|---|
I gjelbër | Shenjat që Janë në Këtë Nivel Keni vetëbesim, i/e lumtur Gati për t’i përballuar sfidat E merrni veten shpejt nga pengesat Shkoni mirë me udhëheqësit tuaj E ndieni Shpirtin | Çfarë të Bëni Kjo është idealja. Në këtë nivel, po përballoni streset e përditshme të shërbimit misionar. Po mësoni dhe po përparoni. Vazhdoni të punoni fort dhe të mirëbesoni te Zoti. | |
I verdhë | Shenjat që Janë në Këtë Nivel I/E tensionuar, i/e shqetësuar, i/e pasigurt, në ankth, i/e papërgatitur, nuk mund të flini mirë E keni të vështirë të shkoni mirë me të tjerët E keni të vështirë ta ndieni Shpirtin | Çfarë të Bëni Është normale të kaloni pak kohë në nivelin e verdhë. Jini i/e mirë me veten teksa përballeni me sfidat. Jini i/e duruar ndërsa mësoni zotësi të reja, të tilla si ndërgjegjësimi. Këto zotësi do t’ju ndihmojnë të bëheni edhe më i/e fortë dhe do ta rritin aftësinë tuaj për të shërbyer. Vazhdoni të luteni dhe të shërbeni me besim. Shikoni për ndihmë te shkrimet e shenjta dhe bisedat e konferencave, udhëheqësit e misionit të shërbimit dhe kjo broshurë. | |
Portokalli | Shenjat që Janë në Këtë Nivel I/E rraskapitur (fizikisht dhe emocionalisht) I/E sëmurë (çrregullim stomaku ose simptoma të tjera) Zemëroheni lehtë I/E shkurajuar thellë E pamundur ta ndieni Shpirtin | Çfarë të Bëni Askujt nuk i pëlqen të jetë në nivelin portokalli të stresit, por kjo nuk është një gjendje e përhershme. Lutuni për udhërrëfim ndërsa i studioni shkrimet e shenjta dhe zbatojini sugjerimet në këtë broshurë. Vihuni në kontakt me udhëheqësi tuaj të misionit të shërbimit nëse qëndroni në nivelin portokalli për më tepër se tri ditë. Ata do të të ndihmojnë. | |
I kuq | Shenjat që Janë në Këtë Nivel Ndieni depresion, panik ose ankth të vazhdueshëm dhe intensiv Ndiheni i/e pashpresë Keni probleme me të ngrënit ose fjetjen (mund të çojnë në sëmundje) Ndiheni i/e rraskapitur dhe nuk mund të vazhdoni Ndiheni sikur ju ka braktisur Perëndia | Çfarë të Bëni Nëse jeni në këtë nivel, vihuni në kontakt për ndihmë me udhëheqësit tuaj të misionit të shërbimit, pjesëtarët e familjes ose presidentin e kunjit. Kërkoni një bekim priftërie. Gjeni pak kohë për të shkruar në ditarin tuaj ose përsiatni sugjerimet në këtë broshurë. Lutuni për to. Mund të kërkoni një ndërprerje nga gjërat që i keni më të vështira në detyrën tuaj. Flitni me udhëheqësit tuaj të misionit të shërbimit për t’ju ndihmuar të gjeni ndryshimet e duhura të shërbimit për veten. |
Ju mund të bëheni një shërbëtor i dobishëm i Zotit pavarësisht se cilat janë sfidat tuaja. Përpiquni t’i përdorni idetë në këtë broshurë dhe vazhdoni përpara me besim. Merreni parasysh përvojën e Motrës Sokilt Oteo, e cila shërbeu në misionin e shërbimit të San-Diegos:
“Kur fillova shërbimin në Organizatat Bamirëse Katolike, isha e emocionuar por e frikësuar. Na u kërkua t’i jepnim mësim një klase fillestare me emigrantë dhe refugjatë. Ndjeva se nuk isha në asnjë mënyrë në gjendje të jepja një klasë anglishteje për njerëz nga e gjithë bota.
Nuk kishim përkthyes në klasën tonë, ndaj komunikimi ishte i kufizuar. Unë dhe Motra Penok folëm nëpërmjet figurave dhe gjesteve të duarve. Në orën e parë të mësimit, isha e tmerruar. As nuk e kisha idenë se çfarë të bëja. Por kur e mblodha klasën, një valë qetësie më përshkroi.
E ndjeva Shpirtin e Zotit. Puna ime ishte e thjeshtë – t’i shërbeja çdo studenti/eje, që kishte lënë gjithçka pas për të ardhur në Shtetet e Bashkuara, dhe ta ndihmoja të mësonte se si të shkruante emrin e vet dhe informacione të përgjithshme dhe të bënte një bashkëbisedim bazë në anglisht.
Vazhduam mësimet. Muaj më pas, ne ishim në Tempullin e San-Diegos si pjesë e detyrës sonë, kur dëgjuam motrat të flisnin për refugjatët që do të vinin në pagëzimore atë ditë. Për gëzimin tim të plotë, njëra nga ato që do të vinte në pagëzimore, ishte një nga ish-studentet tona. As që nuk e dinim që ajo ishte bashkuar me Kishën.
Zemra na gufoi dhe sytë u përlotën ndërsa unë dhe Motra Penok e dinim se kishim bërë pjesën tonë si misionare me shërbim për të bekuar jetën e studentëve tanë.”
Kërkesat për Shërbimin Misionar
Shërbimi “me gjithë zemrën, fuqinë, mendjen dhe forcën tuaj” (Doktrina e Besëlidhje 4:2) është një ftesë nga Zoti për të bekuar jetën tuaj. Por puna misionare nuk është e lehtë. Kërkesat për shërbimin misionar ndahen në disa kategori:
Të përgjithshme (shih “1. Zhvillimi i Ripërtëritjes kur Jeni në Stres”). Gjatë shërbimit tuaj misionar, mund të përjetoni shumë ndryshime dhe kalime nëpër faza të ndryshme. Mënyrat që dini për përballimin e situatave, mund të mos funksionojnë aq mirë në misionin tuaj. Me raste mund të ndiheni në siklet dhe mund të hasni vështirësi. Mund të pyetni veten si t’i ndihmoni misionarët e tjerë me shërbim që kanë vështirësi.
Fizike (shih “2. Zhvillimi i Ripërtëritjes Fizike”). Mund të rrini në këmbë pjesën më të madhe të ditës. Puna juaj mund të jetë e lodhshme nga ana fizike. Thjesht risia e situatës mund të jetë lodhëse.
Emocionale (shih “3. Zhvillimi i Ripërtëritjes Emocionale”). Mund të ndiheni në ankth për gjithçka që duhet të mësoni ose bëni. Mund të keni vështirësi për t’u çlodhur. Mund të shkurajoheni, të mërziteni apo të ndiheni i/e vetmuar.
Shoqërore (shih “4. Zhvillimi i Ripërtëritjes Shoqërore”). Mund t’ju duhet të njihni shpejt njerëz të rinj. Mund të flisni me të panjohur dhe të ndërveproni me udhëheqës të rinj në vendin tuaj të shërbimit.
Të Mësuarit dhe Puna (shih “5. Zhvillimi i Ripërtëritjes Mendore”). Mund t’ju duhet të mësoni zotësi të reja për t’i përfunduar detyrat tuaja. Do t’ju duhet të planifikoni dhe administroni synime. Gjithashtu duhet të përshtateni me ndryshimet dhe t’i zgjidhni të gjitha llojet e problemeve praktike.
Shpirtërore (shih “6. Zhvillimi i Ripërtëritjes Shpirtërore”). Do t’ju duhet të sforcoheni për ta forcuar dëshminë tuaj dhe për ta shmangur tundimin. Përpiquni fort ta ndieni dhe dalloni Shpirtin. Me raste, do t’ju duhet të korrigjoheni, të pendoheni dhe të përballeni me dobësitë dhe pendesat tuaja. Jini i përulur dhe mbështetuni te Zoti më shumë se kurrë më parë. Ndërsa i bëni këto gjëra, ju do të rriteni dhe do të përparoni.
Përballimi i Sfidave të Misionit Tuaj të Shërbimit
Shumë nga sfidat e misionit të shërbimit nuk mund të pakësohen. Do t’ju duhet të mësoni gjëra të reja. Duhet t’u bindeni rregullave dhe të shkoni mirë me njerëzit e tjerë. Duhet ta kryeni punën që ju është caktuar me kompetencë dhe të largoheni nga zona e rehatisë për të provuar gjëra të reja.
Megjithatë, do të keni shumë burime që do t’ju ndihmojnë t’i përballoni sfidat e rolit tuaj të ri të shërbimit. Kjo broshurë do t’ju ndihmojë t’i gjeni dhe t’i përdorni këto burime. Gjithashtu, mos e harroni rëndësinë e lutjes, studimit të shkrimeve të shenjta, udhërrëfimit të Frymës së Shenjtë dhe ofrimit të ndihmës ndaj të tjerëve. Gjëja më e rëndësishme që mund të bëni, është të mbështeteni te Shpëtimtari dhe Shlyerja e Tij. Ai është burimi përfundimtar për t’u marrë me streset e jetës si misionar/e me shërbim.