Misionar me Shërbim
Përdorimi i Regjistrit të Sfidave


“Përdorimi i Regjistrit të Sfidave”, Përshtatja me Jetën si Misionar/e me Shërbim: Broshura e Burimeve (2020)

“Përdorimi i Regjistrit të Sfidave”, Përshtatja me Jetën si Misionar/e me Shërbim

misionar me shërbim duke punuar

Përdorimi i Regjistrit të Sfidave

Udhëzime

  1. Studiojeni pjesën “Lista e Sfidave” që vijon. Secila prej këtyre sfidave diskutohet në këtë broshurë. Krahas çdo sfide është pjesa ku ajo diskutohet.

  2. Zgjidhni një sfidë me të cilën do të doni të punoni. Shkruajeni sfidën te pjesa “Regjistri i Sfidave”. Shkruajeni edhe datën kur e filloni.

  3. Kthehuni te pjesa e kësaj broshure që ofron sugjerime për mposhtjen e asaj sfide.

  4. Lexojini sugjerimet në atë pjesë. Zgjidhni një ose më shumë nga sugjerimet që do të ishin të dobishme për ju.

  5. Shkruajeni sugjerimin/et te pjesa “Regjistri i Sfidave” te “Plani për Përmirësim”. Shkruani gjithashtu se çfarë do të doni të përmbushni në pjesën “Rezultati i Pritur”.

  6. Tregojani planin një partneri të përgjegjshëm, të tillë si prindi ose udhëheqësi i misionit të shërbimit, në mënyrë që ky person të mund t’ju ndihmojë për planin tuaj.

  7. Gjatë javës së ardhshme, përpiquni t’i përdorni sugjerimet. Çdo ditë, vendosni një shenjë përzgjedhëse te pjesa “Regjistri i Sfidave” për të treguar përparimin tuaj.

  8. Në fund të javës, vlerësoni se çfarë funksionoi dhe çfarë nuk funksionoi. Gjithashtu mbajeni shënim përmbledhjen vetjake të javës.

  9. Vendosni nëse do të vazhdoni të punoni me të njëjtat sugjerime edhe për javën e ardhshme. Ju gjithashtu mund të zgjidhni sugjerime të tjera për këtë sfidë dhe të punoni me to. Ose nëse keni përparuar mirë, mund të vendosni që të zgjidhni një sfidë tjetër. Krijoni një tjetër “Regjistër të Sfidave” sipas nevojës.

Lista e Sfidave

  1. Zhvillimi i Ripërtëritjes kur Jeni në Stres

    1. Përgjigjja ndaj stresit me pozitivitet

    2. Përgjigjja ndaj një “urgjence nga stresi”

    3. Ndihma ndaj të tjerëve që janë tepër të stresuar

    4. Përballimi i një sfide vetjake

  2. Zhvillimi i Ripërtëritjes Fizike

    1. Të mësuarit për të punuar fort

    2. Të qëndruarit i/e shëndetshëm/me dhe energjik/e

    3. Mbajtja nën kontroll e dhembjeve të kokës, barkut ose muskujve

    4. Bërja e një gjumi të mirë dhe vajtja në shtrat në kohë

    5. Ngritja nga gjumi në kohë

    6. Të ngrënit me familjen

    7. Pasja e Shtysës për të bërë ushtrime

  3. Zhvillimi i Ripërtëritjes Emocionale

    1. Përshtatja me detyrën tuaj të re

    2. Mposhtja e ndjenjave të trishtimit ose shkurajimit

    3. Mposhtja e ndjenjave të autokritikës

    4. Mposhtja e ndjenjave të ankthit ose papërshtatshmërisë

    5. Mposhtja e ndjenjave të nxehjes ose zemërimit me lehtësi

    6. Mposhtja e ndjenjave të mos pasjes së shtysës

    7. Mbajtja nën kontroll e ndjenjave seksuale ose romantike

    8. Mbajtja nën kontroll e ndryshimeve dhe fazave kalimtare

  4. Zhvillimi i Ripërtëritjes Shoqërore

    1. Komunikimi me të tjerët

    2. Shmangia e ndjenjave të vetmisë ose të të qenit i/e lënë mënjanë

    3. Kontrollimi i konfliktit ose kritikës

    4. Shkuarja mirë me udhëheqësit

    5. Ndihma që të tjerët ta kuptojnë detyrën tuaj të misionit

  5. Zhvillimi i Ripërtëritjes Mendore

    1. Të mësuarit e një detyre të re

    2. Të qëndruarit i/e organizuar me synimet dhe planet

    3. Mposhtja e ndjenjave që nuk jeni i/e aftë

  6. Zhvillimi i Ripërtëritjes Shpirtërore

    1. Forcimi i dëshmisë suaj

    2. Të mësuarit se si të pendoheni

    3. Të mësuarit se si të luteni me qëllim të vërtetë

    4. Të mësuarit se si t’i doni shumë shkrimet e shenjta

    5. Të mësuarit se si të mbështeteni te Shpirti

Regjistri i Sfidave

Regjistri i Sfidave