“Përgatitja e Misionarëve/eve me Shërbim”, Përshtatja me Jetën si Misionar/e me Shërbim: Broshura e Burimeve (2020)
“Përgatitja e Misionarëve/eve me Shërbim”, Përshtatja me Jetën si Misionar/e me Shërbim
Përgatitja e Misionarëve/eve me Shërbim
Përshtatja me Jetën si Misionar/e me Shërbim
Është e zakonshme që misionarët e rinj të përjetojnë një farë stresi ose parehatie. Do t’ju duhet të mësoni detyra të reja, të takoni njerëz të rinj dhe të punoni me të tjerët. Ndërsa mësoni t’i bëni këto gjëra, jini i/e duruar. Ju do të mësoni t’i dalloni bekimet e përkushtimit të jetës suaj ndaj Shpëtimtarit. Mbani mend: Fryma e Shenjtë do të jetë me ju. Ai do t’ju ndihmojë ta bëni kalimin në këtë fazë. Ai do t’ju ndihmojë për t’u përshtatur me përgjegjësitë tuaja të reja si misionar/e me shërbim.
Përshtatja me Përvojat e Reja
Misionarët me shërbim janë si shumë njerëz që ndeshen me në një situatë të re. Shumë misionarë kalojnë nëpër faza të ndryshme të përshtatjes emocionale kur fillojnë shërbimin e tyre:
-
Pritja
-
Mund ta prisni me padurim sfidën (shih 1 Nefi 3:7).
-
Mund të ndieni një rritje të ndjesisë së qëllimit dhe besnikërisë ndaj Perëndisë (shih 3 Nefi 5:13).
-
Mund të ndiheni i/e lumtur dhe të prisni me padurim për të takuar njerëz të rinj dhe për të parë vende të reja.
-
-
Zbulimi i së papriturës
-
Mund të filloni ta vini në dyshim vendimin tuaj për të shërbyer (shih Alma 26:27).
-
Mund të vini re simptoma fizike të stresit, të tilla si gjumë i trazuar, ndryshime të oreksit apo nervozizëm.
-
Mund ta gjeni veten papritmas duke qenë kritikues ndaj rregullave dhe pritshmërive të misionit të shërbimit. Mund të mos doni t’i ndiqni ato plotësisht.
-
-
“Unë mund ta bëj këtë”
-
Mësoni të pajtoheni me dëshirë me rregullat dhe pritshmëritë e misionit të shërbimit.
-
Mësoni të keni durim (shih Isaia 28:10; Mosia 4:27).
-
Simptomat tuaja fizike të stresit, nëse patët ndonjë, fillojnë të pakësohen.
-
-
Mbështetja emocionale te vetja
-
Ju ndiheni rehat që përshkoni rutinën tuaj ditore.
-
Ju i dalloni pikat tuaja të forta dhe përparimin vetjak.
-
Ju e kuptoni se ç’do të thotë ta marrësh jetën shtruar (shih Doktrina e Besëlidhje 98:12).
-
Zhvilloni një vetëbesim më të madh dhe një dëshirë më të madhe për të shërbyer.
-
Gjërat që Mund t’i Bëni Tani
Gjeni mënyra për t’u shërbyer të tjerëve. Misioni juaj është një thirrje për shërbim. Përqendrohuni tek të parit jashtë ndjenjave të parehatisë. Jepuni shërbesë atyre që kanë nevojë për një fjalë të mirë, një vepër dashurie hyjnore ose miqësi.
Flitni me të tjerët rreth përshtatjes suaj në misionit tuaj të shërbimit. Gjeni kohë për t’i diskutuar temat në vijim me prindërit, udhëheqësit e priftërisë ose miqtë misionarë të kthyer.
-
Perëndia u ka kërkuar shumë njerëzve të bëjnë gjëra përtej asaj që ndihen të aftë të bëjnë. Çfarë mund të mësoni nga shembujt në shkrimet e shenjta? Ju mund të studioni librat Eksodi 4:10–12; Jeremia 1:6–9; Alma 17:9–12; Alma 26:27; Ethëri 12:23–27; Moisiu 6:31–32.
-
Përse është e rëndësishme të shkoni në shtrat dhe të zgjoheni në kohë? Përse është e rëndësishme që të ushqehemi gjithmonë mirë? Përse duhet të bëni ushtrime të rregullta? Përse duhet të bëni lutje personale?
-
Si mund t’ju ndihmojë të shkruarit në ditar gjatë sukseseve edhe sfidave?
-
Si mund të reagoni kur mendimet ose ndjenjat shqetësuese nuk largohen?
-
Përqendrohuni te forcimi i marrëdhënies suaj me Atin tuaj Qiellor. Kërkoni Shpirtin nëpërmjet lutjes dhe studimit personal të shkrimeve të shenjta. Dëgjoni muzikë lartësuese dhe lexojeni bekimin tuaj patriarkal.
-
Jini i sjellshëm me veten dhe të tjerët. Flitini vetes me të njëjtat fjalë ngushëlluese dhe të mira që mund të përfytyroni se mund të përdorte Shpëtimtari. Kujtoni se mendimet rreth pafuqisë, të qenit i pashpresë ose rreth dënimit të ashpër nuk janë prej Zotit.
-
Priteni të papriturën. Përvoja juaj si misionar/e me shërbim nuk do të jetë e njëjtë si e dikujt tjetër. Jo çdo gjë do të shkojë saktësisht siç e keni planifikuar. Përpiquni fort të jeni i/e hapur ndaj ndryshimit që të mund t’i përmbushni përgjegjësitë tuaja si misionar/e me shërbim.
Përmbledhje
Mbani mend se jeta juaj si misionar/e me shërbim do të jetë e ndryshme nga jeta juaj e mëparshme. Por Zoti do t’ju shpërblejë dhe bekojë. Zhvilloni një qëndrim pozitiv. Ushtroni besim te Zoti. Jini i/e duruar me veten dhe të tjerët. Mbajeni mend këshillën e dhënë nga Profeti Jozef Smith: “Dije, biri im, se gjithë këto gjëra do të të japin përvojë dhe do të jenë për të mirën tënde” (Doktrina e Besëlidhje 122:7).