Misionar me Shërbim
Shihni tek Unë


“Shihni tek Unë”, Përshtatja me Jetën si Misionar/e me Shërbim: Broshura e Burimeve (2020)

“Shihni tek Unë”, Përshtatja me Jetën si Misionar/e me Shërbim

Pamja
Jezu Krishti me dele

The Lord Is My Shepherd [Zoti Është Bariu Im], nga Simon Dewey

Shihni tek Unë

Mbani mend: Shpëtimtari ju do. Mirëbesoni tek Ai dhe fuqia e Tij për t’ju shëruar dhe shëlbuar. Perëndia ka një plan të përsosur për fëmijët e Tij të papërsosur. Ky është lajmi i mirë që ia demonstroni botës nëpërmjet shërbimit dhe shembullit tuaj. Mbajini mend këto premtime:

“Në të vërtetë, në të vërtetë, unë ju them, ashtu siç iu thashë dishepujve të mi, kudo që dy a tre janë mbledhur së bashku në emrin tim, përsa i përket një gjëje, vini re, atje do të jem unë në mes tyre – madje kështu siç jam unë në mes jush.

Mos kini frikë të bëni mirë, … sepse çfarë të mbillni, atë edhe do të korrni; prandaj, në qoftë se mbillni mirësi, ju gjithashtu do të korrni mirësi për shpërblimin tuaj.

Prandaj, mos ki frikë, tufë e vogël; bëni mirë; le të bashkohen toka e ferri kundër jush, sepse, nëse ju ndërtoheni mbi shkëmbin tim, ato s’mund të triumfojnë.

Vini re, unë nuk ju dënoj; shkoni në rrugët tuaja dhe mos mëkatoni më; kryeni me maturi punën që ju kam urdhëruar.

Shihni tek unë në çdo mendim; mos dyshoni, mos kini frikë.

Vini re plagët që tejshpuan ijën time dhe gjithashtu shenjat e gozhdëve në duart dhe këmbët e mia; jini besnikë, zbatoni urdhërimet e mia dhe ju do të trashëgoni mbretërinë e qiellit” (Doktrina e Besëlidhje 6:32–37).

Shtyp në Letër