Historia e Kishës
Nëna në Qiell


Nëna në Qiell

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme jep mësim se të gjitha qeniet njerëzore, meshkuj e femra, janë fëmijë të dashur shpirtërorë të prindërve qiellorë, një Ati Qiellor dhe një Nëne Qiellore. Ky kuptim i ka rrënjët në mësimet e shkrimeve të shenjta dhe ato profetike rreth natyrës së Perëndisë, marrëdhënies sonë me Hyjninë dhe potencialin e perëndishëm të burrave dhe grave. 1 Doktrina e një Nëne Qiellore është një bindje fetare e dashur dhe dalluese midis shenjtorëve të ditëve të mëvonshme. 2

Ndërkohë që nuk ka anal për një zbulesë formale ndaj Jozef Smithit mbi këtë doktrinë, disa gra shenjtore të ditëve të mëvonshme të hershme kujtuan se ai vetë u dha mësim atyre rreth një Nëne në Qiell. 3 Referencat më të hershme të doktrinës të botuara u shfaqën pak pas vdekjes së Jozef Smithit në vitin 1844, në dokumentet e shkruara nga të njohur të tij të afërt. 4 Shprehja më e dukshme e idesë gjendet në një poezi nga Eliza R. Snou, e titulluar “Ati Im në Qiell” dhe tani e njohur si himni “O Ati Im”. Ky tekst deklaron: “Në qiej a ka prindër t’vetëm? / Jo, kuptim s’ka kjo ide! / E vërteta e përjetshme / Më thot’ kam një nën’ atje.” 5

Udhëheqësit pasues të Kishës e kanë pohuar ekzistencën e një Nëne në Qiell. Në vitin 1909, Presidenca e Parë dha mësim se “të gjithë burrat e gratë kanë ngjashmëri me Atin dhe Nënën universale dhe janë me kuptimin e plotë të fjalës bij e bija të Hyjnisë” 6 . Suza Jang Gejtsi, një udhëheqëse e spikatur në Kishë, shkroi në vitin 1920 se vegimet dhe mësimet e Jozef Smithit zbuluan të vërtetën se “Nëna hyjnore [është] krah për krah me Atin hyjnor” 7 . Dhe te dokumenti “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, e nxjerrë në vitin 1995, Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve, deklaruan: “Secili [person] është një bir ose bijë shpirtërore e dashur e prindërve qiellorë dhe, si i tillë, secili ka një natyrë dhe destinacion hyjnor” 8 .

Profetët kanë dhënë mësim se prindërit tanë qiellorë punojnë së bashku për shpëtimin e familjes njerëzore. “Ne jemi pjesë e një plani hyjnor të hartuar nga Prindër Qiellorë që na duan”, dha mësim Plaku M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. 9 Presidenti Harold B. Li shpalli: “Ne harrojmë se kemi një Atë Qiellor dhe një Nënë Qiellore që ndoshta janë akoma më të shqetësuar se ati dhe nëna jonë tokësore, dhe se ndikimet nga e përtejmja po punojnë gjatë gjithë kohës për t’u përpjekur të na ndihmojnë kur ne bëjmë gjithçka mundemi” 10 .

Shenjtorët e ditëve të mëvonshme e drejtojnë adhurimin e tyre drejt Atit Qiellor, në emrin e Krishtit, dhe nuk i luten Nënës Qiellore. Në këtë gjë, ata ndjekin modelin e caktuar nga Jezu Krishti, i cili u mësoi dishepujve të Tij që t’i “luten gjithmonë Atit në emrin tim” 11 . Shenjtorëve të ditëve të mëvonshme u mësohet t’i luten Atit Qiellor por, siç tha Presidenti Gordon B. Hinkli: “Fakti që ne nuk i lutemi Nënës sonë në Qiell, në asnjë mënyrë nuk ia pakëson vlerën ose e denigron atë” 12 . Njëmend, siç shkroi Plaku Ruxher Klouson: “Ne e nderojmë gruan kur e pranojmë perëndishmërinë në Prototipin e saj të përjetshëm ” 13 .

Si me shumë të vërteta të tjera të ungjillit, njohuria jonë e tanishme rreth një Nëne në Qiell është e kufizuar. Prapëseprapë, neve na është dhënë njohuri e mjaftueshme për ta vlerësuar shenjtërinë e kësaj doktrine dhe për ta kuptuar modelin hyjnor të krijuar për ne si fëmijë të prindërve qiellorë. Shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë se ky model pasqyrohet te pohimi i Palit se “në Zotin as burri s’është pa gruan, as gruaja pa burrin” 14 . Burrat dhe gratë nuk mund të ekzaltohen pa njëri-tjetrin. Ashtu siç kemi një Atë në Qiell, kemi një Nënë në Qiell. Siç ka thënë Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: “Teologjia jonë fillon me prindërit qiellorë. Aspirata jonë më e lartë është të jemi si ata.” 15

  1. Zanafilla 1:26–27; Moisiu 3:4–7; Romakëve 8:16–17; Psalmeve 82:6; Doktrina e Besëlidhje 132:19–20.

  2. Shih “Bërja si Perëndia”; shih edhe Elaine Anderson Cannon, “Mother in Heaven”, në Encyclopedia of Mormonism, red. Daniel H. Ludlow, 5 vëll. (New York: Macmillan, 1992), 2:961. David L. Paulsen and Martin Pulido, “‘A Mother There’: A Survey of Historical Teachings about Mother in Heaven”, BYU Studies 50, nr. 1 (2011): f. 70–97.

  3. Xina Diantha Hantington Jang kujtoi se, kur nëna e saj vdiq në vitin 1839, Jozef Smithi e ngushëlloi duke i thënë se në qiell ajo do ta shikonte përsëri nënën e vet dhe do të njihej me Nënën e saj qiellore. (Susa Young Gates, History of the Young Ladies’ Mutual Improvement Association of the Church of Jesus Christ of Latter-Day Saints [Salt Lake City: Deseret News, 1911], f. 15–16.)

  4. Shih W. W. Phelps, “Come to Me”, në “Poetry, for the Times and Seasons”, Times and Seasons 6 (15 janar 1845): f. 783.

  5. “My Father in Heaven”, në “Poetry, for the Times and Seasons”, Times and Seasons 6 (15 nëntor 1845): 1039; “O Ati Im”, Himne, nr. 190; shih edhe Jill Mulvay Derr, “The Significance of ‘O My Father’ in the Personal Journey of Eliza R. Snow”, BYU Studies 36, nr. 1 (1996–1997), f. 84–126.

  6. “The Origin of Man”, Improvement Era 13, nr. 1 (nëntor 1909): f. 78.

  7. “The Vision Beautiful”, Improvement Era 23, nr. 6 (prill 1920): f. 542. Në këtë kohë, Gejtsi ishte sekretarja që mbante dokumentet e presidencës së përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës.

  8. Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, Ensign ose Liahona, nëntor 2010, f. 129.

  9. M. Russell Ballard, When Thou Art Converted: Continuing Our Search for Happiness (Salt Lake City: Deseret Book, 2001), f. 62.

  10. Harold B. Lee, “The Influence and Responsibility of Women”, Relief Society Magazine 51, nr. 2 (shkurt 1964): f. 85.

  11. 3 Nefi 18:19–21; Mateu 6:6–9; Gjoni 17:1, 5, 21, 24–25; shih edhe Mateu 4:10; Lluka 4:8 dhe 3 Nefi 13:9; 17:15.

  12. Gordon B. Hinckley, “Daughters of God”, Ensign, nëntor 1991, f. 100.

  13. “Our Mother in Heaven”, Latter-day Saints’ Millennial Star 72, nr. 39 (29 shtator 1910): f. 620. Ruxher Klousoni ishte redaktori i këtij kryeartikulli dhe me gjasë edhe autori.

  14. 1 Korintasve 11:11.

  15. Dallin H. Oaks, “Apostasy and Restoration”, Ensign, maj 1995, f. 84.