Mbështetjate Vetja
1: Udhëzimet e Fillimit


“Gatishmëria Ime për Suksesin e Biznesit: Udhëzimet e Fillimit”, Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim për Mbështetjen te Vetja (2017)

“Gatishmëria Ime për Suksesin e Biznesit: Udhëzimet e Fillimit”

Udhëzimet e Fillimit

Koha Maksimale: 20 Minuta

Bëni një lutje hapjeje.

Prezantoni veten. Secili prej jush përdorni një minutë që të thoni emrin tuaj dhe diçka rreth jush.

Mirë se vini në grupin tonë të mbështetjes te vetja!

Lexoni:

Ne do të punojmë së bashku si grup që ta ndihmojmë njëri‑tjetrin për të nisur dhe rritur bizneset tona. Ne kemi edhe një synim më të gjerë: të bëhemi më të mbështetur te vetja që të mund t’u shërbejmë më mirë të tjerëve.

Si funksionon kjo?

Lexoni:

Grupet e mbështetjes te vetja funksionojnë si një këshill. Nuk ka mësues apo trajnues. Në vend të kësaj, ne ndjekim materialet siç janë shkruar. Me udhërrëfimin nga Shpirti, ne do ta ndihmojmë njëri‑tjetrin si vijon:

  • Kontribuoni në mënyrë të barabartë në diskutime dhe veprimtari. Askush, veçanërisht ndërmjetësi, nuk duhet ta mbizotërojë bashkëbisedimin.

  • Doni dhe përkrahni njëri‑tjetrin. Tregoni interes, bëni pyetje dhe mësoni rreth njëri‑tjetrit. Tregoni respekt për ndjenjat, duke krijuar një mjedis të sigurt ku çdokush ndihet mirë për të treguar.

  • Mbajini idetë konfidenciale.

  • Bëni komente pozitive dhe domethënëse.

  • Bëni dhe mbani zotime.

Plaku M. Rasëll Ballard dha mësim: “Nuk ka problem në familje, lagje apo kunj që nuk mund të zgjidhet nëse kërkojmë për zgjidhje sipas mënyrës së Zotit duke u këshilluar – duke u këshilluar vërtet – me njëri‑tjetrin” (Counseling with Our Councils, bot. i rishik. [2012], f. 4).

Shikoni:

“My Self-Reliance Group” [“Grupi Im për Mbështetjen te Vetja”], në dispozicion te srs.lds.org/videos.

Diskutoni:

Çfarë keni mësuar nga këshilla të tjerë që do të ndihmojë për të siguruar që të kemi një grup të efektshëm?

Pa mësues, si do ta dimë çfarë të bëjmë?

Lexoni:

Është e lehtë. Thjesht ndiqni materialet. Ka gjashtë hapa në secilin kapitull në fletoren tuaj të punës:

Raportoni:Diskutoni përparimin e bërë gjatë javës për zotimet tuaja.

Themeli Im:Rishikoni një parim të ungjillit që do të çojë drejt mbështetjes shpirtërore më të madhe te vetja.

Mësoni:Mësoni aftësi praktike që do të çojnë drejt mbështetjes materiale më të madhe te vetja.

Përsiatni:Mbani vesh për Frymën e Shenjtë që ofron frymëzim.

Zotohuni:Premtoni të veproni gjatë javës sipas zotimeve që do ta ndihmojnë përparimin tuaj.

Veproni:Ushtroni atë që mësuat.

Si të përdoret kjo fletore pune

Kur t’i shihni këto nxitje, ndiqni këto udhëzime:

Lexoni

Shihni

Diskutoni

Përsiatni

Veprimtari

Një person lexon me zë të lartë për të gjithë grupin.

I gjithë grupi shikon materialin filmik.

Pjesëtarët e grupit japin mendime për dy deri katër minuta.

Individët qetësisht shqyrtojnë, meditojnë dhe shkruajnë.

Pjesëtarë të grupit punojnë individualisht ose me të tjerë gjatë kohës së caktuar.

Shtyp në Letër