“Paraqitja e Biznesit Tim: Themeli Im: Komunikoni: Merrini Ordinancat e Tempullit”, Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim për Mbështetjen te Vetja (2017)
“Paraqitja e Biznesit Tim: Themeli Im”
Themeli Im: Komunikoni: Merrni Ordinancat e Tempullit
Koha Maksimale: 20 Minuta
Përsiatni:
Cilat janë disa nga gjërat që kanë më shumë rëndësi për ju?
Shikoni:
“Doing What Matters Most” [“Bërja e Asaj që Ka më Shumë Rëndësi”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni tekstin e shkruar në fund të kësaj pjese.)
Diskutoni:
Çfarë gjërash të parëndësishme po na pengojnë të përparojmë? Si mund të na ndihmojnë ordinancat e ungjillit?
Lexoni:
Lexoni citimin nga Presidenti Bojd K. Paker.
Diskutoni:
Ndërsa kërkojmë mbështetje te vetja, pse është e rëndësishme të jemi të denjë për në tempull?
Zotohuni:
Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës.
-
Nëse keni një rekomandim tempulli, vendosni një datë për të marrë pjesë në tempull.
-
Nëse nuk keni një rekomandim tempulli, takohuni me peshkopin tuaj ose presidentin e degës për të diskutuar mënyrën se si mund të përgatiteni për t’i marrë ordinancat tuaja të tempullit.
-
Tregojani familjes apo miqve tuaj atë që keni mësuar sot rreth ordinancave të tempullit.
Bërja e Asaj që Ka më Shumë Rëndësi
Nëse nuk jeni në gjendje ta shikoni materialin filmik, zgjidhni një anëtar të grupit për ta lexuar tekstin vijues.
Tregimtari: Një avion u rrëzua në Florida në një natë të errët në dhjetor. U vranë mbi 100 njerëz. Ai ishte 32 kilometra larg zonës së sigurisë.
Presidenti Diter F. Uhtdorf: Pas aksidentit, hetuesit u përpoqën të përcaktonin shkakun. Rrota e përparme në fakt ishte shtrirë siç duhej. Aeroplani ishte në kushte mekanike të përkryera. Çdo gjë funksiononte siç duhej – gjithçka përveç një gjëje: një llambe të vetme drite të djegur. Llamba e vogël – me vlerë rreth 20 cent – nisi zinxhirin e ngjarjeve që së fundi çoi në vdekjen tragjike të më tepër se 100 vetëve.
Sigurisht, llamba e dritës që nuk ndizej, nuk e shkaktoi aksidentin; ai ndodhi sepse ekuipazhi u përqendrua te diçka që dukej se kishte rëndësi në atë çast, duke harruar atë që kishte rëndësinë më të madhe.
Prirja për t’u përqendruar te gjërat e parëndësishme në kurriz të atyre të thellave u ndodh jo vetëm pilotëve por gjithkujt. Të gjithë jemi në rrezik. … A jepen mendimet dhe zemrat tuaja pas atyre gjërave jetëshkurtra, fluturake që kanë rëndësi vetëm për çastin, apo pas gjërave që kanë më shumë rëndësi?
(“Jemi Duke Bërë një Punë të Madhe dhe nuk Mund të Zbresim”, Ensign ose Liahona, maj 2009, f. 59, 60)