“Mbajtja Veçan e Parave të Mia të Biznesit nga Ato Vetjake: Themeli Im: Zgjidhini Problemet”, Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim për Mbështetjen te Vetja (2017)
“Mbajtja Veçan e Parave të Mia të Biznesit nga Ato Vetjake: Themeli Im”
Themeli Im: Zgjidhini Problemet
Koha Maksimale: 20 Minuta
Përsiatni:
Përse na lejon Ati Qiellor që të përballemi me probleme dhe sfida?
Shikoni:
“A Bigger Truck?” [“Një Kamion më i Madh?”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni tekstin e shkruar në fund të kësaj pjese.)
Diskutoni:
Cili është problemi i vërtetë në këtë histori? Cilat janë disa nga mundësitë për të dy burrat?
Në ç’mënyrë ishte në gjendje Nefi ta ndërtonte një anije?
Zotohuni:
Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës.
Veproni sipas hapave që diskutuat te veprimtaria me qëllim që të filloni ta zgjidhni problemin tuaj. Mbani mend, mos hiqni dorë! Duhet kohë për t’i zgjidhur problemet e për të bërë ndryshime.
Tregojani familjes apo miqve tuaj atë që keni mësuar sot rreth zgjidhjes së problemeve.