Mbështetjate Vetja
5: Zotohuni


“Ruajtja e Klientëve: Zotohuni”, Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim për Mbështetjen te Vetja (2017)

“Ruajtja e Klientëve: Zotohuni”

Zotohuni

Koha Maksimale: 5 Minuta

Përfshirja dhe të Dëgjuarit e Klientëve Tuaj

Lexoni:

Kemi shumë mjete dhe teknologji për t’i përfshirë dhe dëgjuar klientët tanë. Pronarët e suksesshëm të bizneseve shpesh eksperimentojnë me metoda të ndryshme për të gjetur mënyrat më të mira për t’u lidhur me klientët e tyre. Këtë javë:

  • Bëni prova me mënyra për t’i përfshirë dhe dëgjuar klientët tuaj.

  • Shkruajeni çfarë mësuat në fletoren tuaj të shënimeve të biznesit.

  • Përgatituni t’ia tregoni rezultatet grupit javën e ardhshme.

Ruajtja e Klientëve Tuaj

Lexoni:

Pronarët e suksesshëm të bizneseve flasin me klientët e tyre për të fituar ide se si t’i bëjnë bizneset e tyre më konkurruese. Këtë javë:

  • Flisni me klientët e tanishëm ose të mundshëm rreth mënyrës se si mund ta mbani ose fitoni më mirë biznesin e tyre.

  • Shkruajini këto ide në fletoren e shënimeve të biznesit tuaj.

  • Pamja
    ikona Planifikuesi i Biznesit Vetjak

    Plotësoni pjesën “Ruaj” të nënndarjes “Si do t’i gjej dhe ruaj klientët e mi?” te Planifikuesi juaj i Biznesit Vetjak.

  • Provojini këto ide menjëherë me klientët tuaj.

Pamja
Shembull: Si do t’i ruaj klientët e mi?

Lexojeni secilin prej zotimeve më poshtë me partnerin tuaj në veprim. Aftësia juaj për të pasur sukses në nisjen ose rritjen e biznesit tuaj do të përmirësohet jashtëzakonisht kur i mbani me zell zotimet tuaja javore. Premtoni se do t’i mbani zotimet tuaja dhe më pas nënshkruani më poshtë.

Zotimet e Mia

A. Unë do t’i mbaj zotimet nga “Themeli Im” për këtë javë:

  • Të ushtroj hapat tek “Themeli Im” për përdorimin e kohës sime më me mençuri dhe t’i raportoj çdo natë Atit Qiellor në lutjet e mia.

  • T’ua tregoj familjes sime apo miqve të mi atë që kam mësuar rreth përdorimit të kohës me mençuri.

B. Unë do të eksperimentoj me mënyra të reja për t’i përfshirë dhe dëgjuar klientët e mi dhe do ta raportoj përvojën time javën e ardhshme.

C. Unë do ta plotësoj pjesën “Ruaj” të nënndarjes “Si do t’i gjej dhe ruaj klientët e mi?” te Planifikuesi im i Biznesit Vetjak.

D. Unë do ta rishikoj faqen time “Përsiatni” dhe do t’i mbaj zotimet.

E. Unë do të vihem në kontakt me partnerin tim në veprim dhe do ta përkrah atë.

Mbani mend se javën që vjen do t’ju kërkohet të raportoni numrin e ditëve që folët me klientët, shkruat në fletoren e shënimeve të biznesit tuaj dhe shitët (shih tabelën “Vlerësimi i Përpjekjeve të Mia” në fillim të librit).

Nënshkrimi im

Nënshkrimi i partnerit në veprim

Bëni një lutje mbylljeje.

Shtyp në Letër