“Financimi i Biznesit Tim: Themeli Im: Tregoni Integritet Moral”, Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim për Mbështetjen te Vetja (2017) “Financimi i Biznesit Tim: Themeli Im” Themeli Im: Tregoni Integritet Moral Koha Maksimale: 20 Minuta Përsiatni: Përse i do Zoti ata që kanë “integritet të zemrës”? Shikoni: “What Shall a Man Give in Exchange for His Soul?” [“Çfarë do të Japë një Njeri si Shkëmbim të Shpirtit të Vet?”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni tekstin e shkruar në fund të kësaj pjese.) Diskutoni: Çfarë do të thotë të kesh integritet moral? Cilat janë disa mënyra të vogla në të cilat njerëzit i japin shpirtrat e tyre për të marrë gjëra në këtë jetë? Lexoni: Vargjet te Nenet e Besimit 1:13 dhe Jobit 27:5 Diskutoni: Lexoni te Mosia 4:28 dhe citimin nga Plaku Jozef B. Uirthlin. Përse është pagimi i një borxhi apo huaje biznesi apo studentore (e tillë si një hua nga FQA‑ja) çështje e integritetit moral vetjak? Zotohuni: Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Përmirësohuni në një nga tetë aspektet që i vlerësuat në veprimtarinë më sipër. Tregojani familjes apo miqve tuaj atë që keni mësuar sot rreth integritetit.