Mbështetjate Vetja
8: Themeli Im


“Administrimi i Qarkullimit të Parave të Biznesit Tim: Themeli Im: Bëhuni Një, Shërbeni së Bashku”, Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim për Mbështetjen te Vetja (2017)

“Administrimi i Qarkullimit të Parave të Biznesit Tim: Themeli Im”

Themeli Im: Bëhuni Një, Shërbeni së Bashku

Koha Maksimale: 20 Minuta

Përsiatni:

Si më shpëton mua në të vërtetë humbja e vetvetes në shërbimin ndaj të tjerëve?

Shikoni:

“In the Lord’s Way” [“Në Mënyrën e Zotit”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni tekstin e shkruar në fund të kësaj pjese.)

Diskutoni:

Si mund t’i hapë pragjet e qiellit në jetën tuaj shërbimi ndaj të tjerëve?

Lexoni:

Disa njerëz mendojnë se ata e meritojnë atë që të tjerët e kanë, gjë e cila mund të shkaktojë mëri. Të tjerë mendojnë se kanë të drejtën për të pasur gjëra që nuk i kanë fituar. Këto dy kurthe i verbojnë njerëzit që të shohin një të vërtetë thelbësore: të gjitha gjërat i përkasin Perëndisë. Mëria dhe e drejta për ta pasur diçka mposhten duke u përqendruar te nevojat e të tjerëve. Lexoni vargjet te Mosia 2:17, Mosia 4:26 dhe citimin nga Presidenti Gordon B. Hinkli.

Lexoni:

Lexoni citimet nga Plaku Robert D. Hejls dhe Presidenti Tomas S. Monson.

Zotohuni:

Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës.

  • Veproni sipas planit që bëri grupi juaj për t’i shërbyer dikujt.

  • Tregojani familjes apo miqve tuaj atë që keni mësuar sot rreth shërbimit.

Shtyp në Letër