“Sigurimi që të Kem një Biznes Fitimprurës: Themeli Im: Administrojini Paratë”, Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim për Mbështetjen te Vetja (2017)
“Sigurimi që të Kem një Biznes Fitimprurës: Themeli Im”
Themeli Im: Administrojini Paratë
Koha Maksimale: 20 Minuta
Përsiatni:
Përse administrimi i parave është kaq i vështirë – dhe kaq i rëndësishëm?
Shikoni:
“First Things First!” [“Të Parat Gjërat e Para”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni tekstin e shkruar në fund të kësaj pjese.)
Diskutoni:
Pse duhet të mbajmë shënim se ku shkojnë paratë tona dhe t’i kursejmë ato?
Lexoni:
Vargun te Doktrina e Besëlidhje 104:78 dhe thënien nga Gjithçka e Mbledhur në Siguri.
Diskutoni:
Lexoni për metodën e mbështetjes te vetja në administrimin e parave (më poshtë). Si mund ta bëjmë këtë një zakon?
Zotohuni:
Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës:
-
Mbajini shënim ato që shpenzoni e fitoni çdo ditë. Në fund të javës, mblidhini shifrat dhe shënojini shumat gjithsej në Dokumentin e të Ardhurave dhe Shpenzimeve Vetjake (më poshtë).
-
Tregojani familjes apo miqve tuaj atë që keni mësuar sot rreth administrimit të parave.
Dokumenti i të Ardhurave dhe Shpenzimeve Vetjake
Sa Shpenzoj Çdo Javë? |
Sa më duhen çdo muaj për të qenë i mbështetur te vetja? | ||||
---|---|---|---|---|---|
Java 1 |
Java 2 |
Java 3 |
Java 4 | ||
Të Ardhurat | |||||
Shpenzimet | |||||
Të dhjetat, ofertat | |||||
Kursimet | |||||
Ushqimi | |||||
Shpenzimet e banesës | |||||
Shpenzimet mjekësore | |||||
Transporti | |||||
Shpenzimet e arsimimit | |||||
Pagesat e borxhit | |||||
Veshjet | |||||
Shërbimet komunale | |||||
Telefoni | |||||
Zbavitjet | |||||
Sigurimet | |||||
Të tjera | |||||
Shpenzimet gjithsej |
Të Parat Gjërat e Para!
Nëse nuk jeni në gjendje ta shikoni materialin filmik, zgjidhni një anëtar të grupit për ta lexuar tekstin vijues.
Mjedisi: Një djalë dhe një vajzë e vogël, të veshur me rroba të rriturish, duke u sjellë si prindërit e tyre.
Djali: Jam në shtëpi, e dashur.
Vajza: Mirë se erdhe në shtëpi. O, ua sa i lodhur që dukesh.
Djali: Edhe ti. Ti punon shumë, apo jo?
Vajza: Epo na duhet të punojmë, apo jo?
Djali: Fitova 10 [mijë lekë] sot.
Vajza: O, çfarë bekimi. Epo, të parat gjërat e para! Le të paguajmë të dhjetën tonë, dakord?
Djali: Por, po sikur të mos kemi mjaftueshëm?
Vajza: Pikërisht atëherë na duhet besim!
Djali: Në rregull. Pra, çfarë vjen pas kësaj?
Vajza: Epo, do të na duhet të blejmë ushqime, të paguajmë udhëtimin me autobus e të paguajmë qiranë. Dhe më pas, do të ishte bukur po të blinim një karrige …
Djali: Por nuk mundemi. E shikon? Nuk kemi mjaft para.
Vajza: A mund të marrim ca borxh?
Djali: Thonë se borxhi është i rrezikshëm. Ne nuk duam të futemi në telashe.
Vajza: Në rregull. Ke të drejtë. Pra, çfarë duhet të bëjmë me këto?
Djali: Le t’i ruajmë! Nuk i dihet kurrë se çfarë do të ndodhë.
Vajza: Kjo duket e drejtë. Por nuk na mbetet asgjë për t’u dëfryer.
Djali: Ne kemi njëri‑tjetrin! Dhe unë do të përpiqem të fitoj më shumë.
Vajza: Unë do të përpiqem të shpenzoj më pak!
Djali: Në atë mënyrë ne mund të jemi të lumtur – e të mbështetur te vetja!
Vajza: E drejtë! Nuk ishte aq e vështirë. Pse të rriturit e bëjnë kaq të madhe?
Djali: O, ti e di. Kështu janë të rriturit!