Mbështetjate Vetja
10: Mësoni


“Financimi i Biznesit Tim: Mësoni”, Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim për Mbështetjen te Vetja (2017)

“Financimi i Biznesit Tim: Mësoni”

Mësoni

Koha Maksimale: 60 Minuta

1. A Kam Para në Dorë për të Siguruar Rritje?

Lexoni:

Ne kemi mësuar se pronarët e suksesshëm të bizneseve veprojnë që të krijojnë një cikël pozitiv të qarkullimit të parave në dorë. Nëpërmjet planifikimit të kujdesshëm dhe këmbënguljes, ata kanë para të mjaftueshme në dorë që ta mbajnë dhe rritin biznesin e tyre. Ata e dinë gjendjen e tyre të tanishme të parave në dorë dhe herë pas here i përditësojnë parashikimet e tyre për qarkullimin e parave në dorë. Ata “shiko[jnë], që të gjitha … gjëra[t] të jenë bërë në urtësi dhe rregull” (Mosia 4:27).

Përveç kësaj, shumë pronarë biznesi kërkojnë financim që të ndjekin mundësi rritjeje si ato për të cilat mësuam në kapitullin 9. Nëse vendosni të kërkoni financim për biznesin tuaj, fillimisht do të keni nevojë për një kuptim të hollësishëm të qarkullimit të parave në dorë nga biznesi juaj, veçanërisht të parave në dorë që biznesi juaj i përdor tani dhe është planifikuar t’i përdorë. Është thelbësore për ju që të siguroheni se biznesi juaj ka para të mjaftueshme në dorë që t’i kryejë veprimet, të përballet me ndonjë situatë të papritur dhe të rritet në përputhje me synimet tuaja.

2. A Është e Mirë apo e Keqe Marrja Borxh e Parave?

Lexoni:

Borxhi vetjak dhe borxhi i biznesit janë të ndryshëm. Huamarrjet vetjake përdoren shpesh për të shpenzuar më shumë nga sa kemi aftësinë për të paguar. Huamarrjet për biznesin duhet të përdoren për të prodhuar më shumë nga sa kemi aftësinë për të prodhuar. Udhëheqësit e Kishës na kanë këshilluar që ta shmangim borxhin vetjak. Siç tha Plaku Xhozef B. Uirthlin: “Disa borxhe – të tilla si për një shtëpi të thjeshtë, shpenzimet për arsimim, ndoshta për një makinë të parë që nevojitet – mund të jenë të nevojshme. Por ne kurrë nuk duhet të hyjmë në skllavëri financiare nëpërmjet borxhit të konsumatorit pa i peshuar me kujdes kostot” (“Earthly Debts, Heavenly Debts”, Ensign ose Liahona, maj 2004, f. 41).

Diskutoni:

Mendoni për dikë që e njihni, i cili ka marrë para borxh për përdorim vetjak. A e ndihmon apo dëmton kjo atë?

Lexoni:

Ne duhet të jemi të kujdesshëm kur marrim parasysh borxhin e biznesit. Por kur përdoret me urtësi, “borxhi i biznesit të shëndoshë është një nga elementet e rritjes” (Mësime të Presidentëve të Kishës: Ezra Taft Benson[2014], f. 289).

Pothuajse çdo biznes kërkon kapital ose para shtesë që të rritet. Pronarët e bizneseve zakonisht marrin kapital shtesë nëpërmjet kursimeve të veta ose nëpërmjet financimit me borxh apo financimit me anë të pjesës së kapitalit të pronarit. Financimi me borxh do të thotë të marrësh hua për biznesin dhe më pas ta ripaguash me interes. Financimi me pjesën e kapitalit të pronarit nga biznesi do të thotë të marrësh para në shkëmbim të pronësisë së pjesshme të kompanisë.

Me raste pronarët e bizneseve marrin grante qeveritare ose para nga burime të tjera. Këto fonde zakonisht nuk duhet të ripaguhen.

3. Variantet e Financimit të Biznesit Tim

Lexoni:

Pronarët e suksesshëm të bizneseve janë të matur dhe krijues në mbledhjen e fondeve që u nevojiten për ta rritur biznesin e tyre. Ka shumë mënyra se si t’i fitoni fondet që ju nevojiten. Kjo pjesë i ndan ato në tri kategori. Kategoria 1 flet për fondet që shpesh përdoren të parat, të tilla si kursimet tuaja vetjake. Kategoria 2 shqyrton burime të ndryshme të financimit me borxh. Kategoria 3 përmbledh variante më pak të zakonshme financimi që mund të gjejnë zbatim te disa pronarë biznesi.

Kategoria 1: Burime të Zakonshme Financimi

Lexoni:

Shumica e pronarëve të bizneseve fillimisht e financojnë rritjen e biznesit të tyre duke u mbështetur te vetë kursimet e tyre, duke i përveshur mëngët (duke e bërë punën vetë dhe duke mos u mbështetur te ndihmë nga jashtë) dhe duke marrë kredi ose para investimi nga pjesëtarë të familjes ose miq të ngushtë. Këto mundësi i lejojnë të marrin vendime të shpejta dhe të jenë të ndryshueshëm në administrimin e rritjes së biznesit të tyre.

Kategoria 2: Burime Financimi nga Borxhi

Lexoni:

Përveç përdorimit të burimeve vetjake të financimit, shumë pronarë biznesi kërkojnë fonde nëpërmjet marrjes së huas ose financimit nga borxhi. Pyetjet vijuese mund të ndihmojnë për ta udhërrëfyer vendimin për të marrë borxh:

  • A po marr hua për ta rritur biznesin tim, jo për arsye vetjake?

  • A po marr borxh për të mbështetur një biznes që nuk do të jetë fitimprurës?

  • A është koha e duhur për ta marrë përsipër këtë rrezik?

  • A ndihem rehat me kushtet e kredisë që do të marr?

  • A po marr borxh sasinë e duhur?

  • A do të jem në gjendje ta ripaguaj borxhin dhe t’i mbaj veprimet e biznesit në rrezik minimal për qarkullimin pozitiv të parave në dorë?

Diskutoni:

Përfytyroni sikur po shqyrtoni marrjen borxh të parave për biznesin tuaj. Si grup diskutoni se si secila nga pyetjet paraprirëse do t’ju ndihmonte në këtë vendim.

Lexoni:

Kartat e kreditit janë burimi më i zakonshëm i financimit nga borxhi, por ato kanë shkallë të larta interesi. Një linjë kredie është një mundësi e ndryshueshme që i lejon pronarët e bizneseve për të administruar ngritjet dhe uljet e nevojave të qarkullimit të parave të tyre në dorë. Huatë bankare, huatë mikrofinanciare dhe huadhënia nga njëri tek tjetri janë gjithashtu në dispozicion dhe ofrojnë shumë epërsi, por ato zakonisht kërkojnë një proces të rreptë aplikimi.

Kategoria 3: Burime jo të Shpeshta Financimi

Lexoni:

Me raste pronarët e bizneseve janë në gjendje të kërkojnë variante të tjera financimi, siç tregohet në tabelën më poshtë. Këto variante ndryshojnë në varësi të sektorit dhe llojit të mundshëm të biznesit. Ato nuk janë të zakonshme për shumicën e pronarëve të bizneseve të vogla.

4. Hulumtimi i Varianteve të Financimit

Lexoni:

Gjetja e burimeve më të mira të financimit për biznesin tuaj kërkon përpjekje të vazhdueshme. Burimet e financimit ndryshojnë shumë në varësi të vendndodhjes, prandaj është e rëndësishme të flisni me njerëz të cilëve u besoni në rrjetin tuaj vetjak dhe komunitar. Ka të ngjarë që burime në internet, në qeveri dhe komunitet do t’ju ndihmojnë në kërkimin tuaj.

Diskutoni:

  • Cilat organizata vendore ose kombëtare mund të japin udhëzim ose burime për financimin e biznesit?

  • Cilat burime në internet mund të japin udhëzim për financimin e biznesit?

5. Integriteti Moral në Marrëdhëniet Financiare

Lexoni:

Neni i trembëdhjetë i besimit thotë që ne besojmë në të qenit të ndershëm. Marrëdhëniet financiare bazohen mbi mirëbesimin dhe integritetin moral vetjak. Veprimi me integritet moral do të thotë që ne i përmbushim marrëveshjet tona dhe shmangim çdo praktikë mashtruese.

Nëse marrim borxh para, ne duhet të sigurohemi që t’i kthejmë. Siç na e kujton Zoti te Doktrina e Besëlidhje: “Në qoftë se merr borxh nga fqinji yt, duhet t’ia rikthesh atë që i ke marrë” (DeB 136:25).

Nëse gjejmë para për biznesin tonë nëpërmjet një huaje, nga investuesit ose përmes një granti, ne duhet t’i përdorim ato para për qëllimin që u dhanë, jo për ndonjë qëllim tjetër. Kur individët ose organizatat i japin para biznesit tonë, ata duhet të jenë në gjendje të mirëbesojnë se ne do ta nderojmë marrëveshjen tonë.

Ne jemi këshilluar të qëndrojmë larg prej marrëveshjeve financiare që nuk i kuptojmë, që janë tepër të mira për të qenë të vërteta, që paraqitin konflikte interesi ose që na vendosin në situata të debatueshme nga ana etike apo situata të paligjshme.

Diskutoni:

Çfarë keni mësuar rreth të pasurit integritet moral në çështje financiare dhe në shmangien e praktikave mashtruese?

Shtyp në Letër