Hartat dhe Indeksi i Vendeve-Emrave
Hartat e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë të kuptoni më mirë historinë e hershme të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe shkrimet e shenjta të zbuluara nëpërmjet profetit Joseph Smith dhe profetëve që e pasuan atë. Duke njohur gjeografinë e vendeve të diskutuara në shkrimet e shenjta, ju mund të kuptoni më mirë ngjarjet e shkrimeve të shenjta.
Lista alfabetike e vendeve-emrave mund t’ju ndihmojë të gjeni një vend të veçantë në harta. Çdo emër jep numrin e hartës të pasuar nga një referencë katrori, një kombinim shkronjë-numër. Për shembull, vendndodhja e fortesës Hall jepet si 6:B1; që është harta 6, katrori B1. Ju mund të gjeni katrorët specifikë në secilën hartë duke iu referuar koordinatave në pjesën e sipërme dhe anësore të hartës. Emrat alternativë të vendeve renditen në kllapa; për shembull, Council Bluffs (Kanesville).
Më poshtë është një kyç për të kuptuar simbolet dhe llojet e ndryshme të shkrimeve të përdorura në hartat. Përveç kësaj, harta të veçanta mund të përmbajnë kyçe me shpjegime për simbole shtesë që lidhen me atë hartë të caktuar.
- ●
-
Një pikë e kuqe përfaqëson një qytet. Një vijë nganjëherë mund të tregojë nga pika tek emri i qytetit ose vendit.
- Oqeani Atlantik
-
Ky lloj shkrimi përdoret për të shënuar vende gjeografike, të tilla si oqeane, dete, liqenj, lumenj, male, vende të shkreta, lugina, shkretëtira dhe ishuj.
- Palmyra
-
Ky lloj shkrimi përdoret për të gjitha qytetet.
- new york
-
Ky lloj shkrimi përdoret për ndarjet më të vogla politike, të tilla si krahina dhe shtete e territore të SHBA-së.
- Kanada
-
Ky lloj shkrimi përdoret për ndarje më të mëdha politike, të tilla si kombe, vende dhe kontinente.