Ndihma për Studimin
Kronologjia e Historisë së Kishës


Kronologjia e Historisë së Kishës

23 dhjetor 1805

Joseph Smith-i (1805–44) iu lind Joseph Smith Plakut dhe Lucy Mack Smith-it, në Sharon, Vermont (shih JS—H 1:3).

Pranverë e hershme e 1820-ës

Profeti Joseph Smith mori Vegimin e Parë në një korije pemësh në rrethet e Palmyra-s dhe Manchester-it, New York, pranë shtëpisë së tij (shih JS—H 1:15–17).

21–22 shtator 1823

Joseph Smith-i u vizitua nga engjëlli Moroni dhe iu tregua për analin e Librit të Mormonit. Joseph-i pa fletët e arta të varrosura në një kodër pranë (Kumorah) (shih JS—H 1:27–54).

22 shtator 1827

Joseph Smith-i i mori fletët e arta nga Moroni në kodrën Kumorah (shih JS—H 1:59).

15 maj 1829

Gjon Pagëzori u dha Priftërinë Aarone Joseph Smith-it dhe Oliver Cowdery-t në Harmony, Pennsylvania (shih DeB 13; JS—H 1:71–72).

maj 1829

Joseph Smith-i dhe Oliver Cowdery morën Priftërinë Melkizedeke nga Pjetri, Jakobi dhe Gjoni pranë lumit Susquehanna ndërmjet Harmony, Pennsylvania dhe Colesville, New York (shih DeB 128:20).

qershor 1829

Përkthimi i Librit të Mormonit përfundoi. Tre Dëshmitarëve dhe Tetë Dëshmitarëve u tregohen fletët e arta (shih 2 Ne. 11:3; 27:12–13; DeB 17).

26 mars 1830

Kopjet e para të botuara të Librit të Mormonit në dispozicion në Palmyra, New York.

6 prill 1830

Kisha u organizua në qytetin Fayette, New York.

shtator–tetor 1830

Misionarët e parë thirren për t’u predikuar lamanitëve (amerikanëve vendas) (shih DeB 28; 30; 32).

dhjetor 1830–janar 1831

Shenjtorët u urdhëruan të mblidhen në Ohio (shih DeB 37; 38:31–32).

20 korrik 1831

Vendi për qytetin e Sionit (Jeruzalemin e Ri) në Independence, Missouri, i zbulohet profetit Joseph Smith (shih DeB 57; NeB 1:10).

18 mars 1833

Sidney Rigdon dhe Frederick G. Williams u veçuan si këshilltarë në Presidencinë e Kishës (shih DeB 81 kreu) dhe iu dhanë çelësat e kësaj mbretërie të fundit (shih DeB 90 kreu; vargu 6).

7 nëntor 1833

Shenjtorët filluan të arratisen prej turmave në kontenë Jackson, Missouri, përmes lumit Missouri dhe në drejtim të kontesë Clay.

5 maj 1834

Presidenti Joseph Smith u largua nga Kirtland, Ohio, për në Missouri si udhëheqës i Kampit të Sionit për t’u sjellë ndihmë shenjtorëve të përzënë nga konteja Jackson.

14 shkurt 1835

Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve u organizua, në Kirtland, Ohio (shih DeB 107:23–24).

28 shkurt 1835

Organizimi i Kuorumit të Parë të të Shtatëdhjetëve filloi në Kirtland, Ohio.

18 gusht 1835

Doktrina e Besëlidhje u pranua si një vepër standarde e Kishës në Kirtland, Ohio.

27 mars 1836

Tempulli i Kirtlandit u përkushtua (shih DeB 109).

3 prill 1836

Jezu Krishti iu shfaq Joseph Smith-it dhe Oliver Cowdery-t në tempullin e Kirtland-it. Moisiu, Eliasi dhe Elija u shfaqën dhe dorëzuan çelësat e priftërisë (shih DeB 110).

19 korrik 1837

Heber C. Kimball dhe gjashtë të tjerë arritën në Liverpool, Angli, në misionin e parë të Kishës jashtë Shteteve të Bashkuara.

26 prill 1838

Emri i Kishës u përcaktua me anë të zbulesës (shih DeB 115:4).

1 dhjetor 1838

Profeti Joseph Smith dhe të tjerët u burgosën në burgun Liberty, në Liberty, konteja Clay, Missouri (shih DeB 121–123).

15 gusht 1840

Pagëzimi për të vdekurit shpallet publikisht nga profeti Joseph Smith.

24 tetor 1841

Plaku Orson Hyde përkushtoi Tokën e Shenjtë për kthimin e fëmijëve të Abrahamit (shih DeB 68:1–3; 124:128–129).

17 mars 1842

Shoqata e Ndihmës së Grave u organizua në Nauvoo, Illinois.

4 maj 1842

Indaumentet e para të tempullit u dhanë.

27 qershor 1844

Joseph Smith-i dhe Hyrum Smith-i u martirizuan në burgun e Carthage-t (shih DeB 135).

4 shkurt 1846

Shenjtorët e Nauvoo-së filluan të kapërcenin lumin Mississippi për t’u zhvendosur drejt perëndimit. Disa shenjtorë nga lindja lundruan nga qyteti i New York-ut për në California me anijen Brooklyn.

16 korrik 1846

Batalioni Mormon u thirr në shërbimin ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Iowa.

prill 1847

Kompania pioniere e presidentit Brigham Young u largua nga Winter Quarters (Lagjet Dimërore) në udhëtimin e tyre drejt perëndimit (shih DeB 136).

24 korrik 1847

Presidenti Brigham Young hyri në luginën e Salt Lake-ut.

27 dhjetor 1847

Konferenca e Kishës i mbështeti presidentin Brigham Young, plakun Heber C. Kimball dhe plakun Willard Richards si Presidencinë e Parë.

maj–qershor 1848

Bulkthat në luginën e Salt Lake-ut i shkatërruan të mbjellat. Fushat u shpëtuan nga shkatërrimi i plotë, ndërkohë që tufat e pulëbardhave i konsumuan bulkthat.

9 dhjetor 1849

Shkolla e së Dielës u organizua nga Richard Ballantyne.

15 qershor 1850

Gazeta Deseret News filloi botimin në qytetin e Salt Lake-ut.

tetor 1856

Kompanitë e karrocave të dorës Willie dhe Martin u vonuan nga stuhitë e hershme të dëborës. Ato u gjetën nga grupi i shpëtimit nga lugina e Salt Lake-ut.

8 dhjetor 1867

Shoqata e Ndihmës u riorganizua nën drejtimin e presidentit Brigham Young.

28 nëntor 1869

U organizua Shoqata e Mbledhjes së Zonjave të Reja, pararendësja e programit të Vajzave të Reja.

10 qershor 1875

U organizua Shoqata e Përmirësimit të Përbashkët të të Rinjve, pararendësja e programit të të Rinjve.

6 prill 1877

Tempulli i St. George-it u përkushtua. Presidenti Brigham Young mori zbulesën për të vendosur në rregull organizatën e priftërisë dhe kunjat e Sionit.

25 gusht 1878

Aurelia Spencer Rogers mbajti mbledhjen e parë të Fillores në Farmington, Utah.

10 tetor 1880

John Taylor u mbështet si presidenti i Kishës. Perla me Vlerë të Madhe u pranua si vepër standarde.

14 prill 1883

Zbulesë dhënë presidentit John Taylor për organizimin e të Shtatëdhjetëve.

7 prill 1889

Wilford Woodruff u mbështet si presidenti i Kishës.

6 tetor 1890

“Manifesti” u mbështet në konferencën e përgjithshme, duke shpallur mbarimin e praktikës së martesës me shumë gra (shih DZ—1).

6 prill 1893

Presidenti Wilford Woodruff përkushtoi tempullin e Salt Lake-ut, 40 vjet në ndërtim.

13 shtator 1898

Lorenzo Snow u bë presidenti i Kishës.

17 maj 1899

Presidenti Lorenzo Snow mori zbulesë në St. George, e cila e nxiti të theksonte të dhjetën (shih DeB 119).

17 tetor 1901

Joseph F. Smith u bë presidenti i Kishës.

3 tetor 1918

Presidenti Joseph F. Smith mori vegimin e shëlbimit të të vdekurve (shih DeB 138).

23 nëntor 1918

Heber J. Grant u bë presidenti i Kishës.

prill 1936

Programi i Sigurimit të Kishës u fillua për të ndihmuar të varfërit gjatë Depresionit të Madh; u bë programi i mirëqenies së Kishës. Ky program u fillua nga një zbulesë e marrë më parë nga Presidenti Heber J. Grant.

6 prill 1941

Ndihmësit e të Dymbëdhjetëve u thirrën për herë të parë.

21 maj 1945

George Albert Smith u bë presidenti i Kishës.

9 prill 1951

David O. McKay u mbështet si presidenti i Kishës.

30 shtator 1961

Plaku Harold B. Lee, nën drejtimin e Presidencisë së Parë, shpalli se të gjitha programet e Kishës duhej të ishin të bashkërenditura nëpërmjet priftërisë për të forcuar familjen dhe individët.

tetor 1964

Mbajtja e mbrëmjes familjare të shtëpisë u theksua.

23 janar 1970

Joseph Fielding Smith u bë presidenti i Kishës.

janar 1971

Revista të reja të Kishës—“Ensign” (Shenja), “New Era” (Era e Re) dhe “Friend” (Miku)—filluan botimin.

7 korrik 1972

Harold B. Lee u bë presidenti i Kishës.

30 dhjetor 1973

Spencer W. Kimball u bë presidenti i Kishës.

3 tetor 1975

Presidenti Spencer W. Kimball shpalli riorganizimin e Kuorumit të Parë të të Shtatëdhjetëve.

3 prill 1976

Dy zbulesa iu shtuan Perlës me Vlerë të Madhe. Në 1981, ato u lëvizën për t’u bërë DeB 137 dhe 138.

30 shtator 1978

Zbulesë e mbështetur nga Kisha për t’i dhënë priftërinë çdo anëtari të denjë mashkull pa dallim race apo ngjyre (shih DZ—2).

gusht 1979

U publikua botimi SHDM i Biblës së mbretit James me ndihmësit për studim.

shtator 1981

Botimet e reja të Librit të Mormonit, Doktrina e Besëlidhjeve, Perlës me Vlerë të Madhe u botuan në gjuhën angleze.

qershor 1984

Presidencitë e Zonave fillohen, me anëtarë të thirrur nga të Shtatëdhjetët.

10 nëntor 1985

Ezra Taft Benson u bë presidenti i Kishës.

1 prill 1989

Kuorumi i Dytë i të Shtatëdhjetëve u organizua.

5 qershor 1994

Howard W. Hunter u bë Presidenti i Kishës.

12 mars 1995

Gordon B. Hinckley u bë presidenti i Kishës.

1 prill 1995

Detyra e përfaqësuesve krahinorë u ndërpre. Shpallja e detyrës së re të udhëheqjes që do të njihej si një Autoritet i Përgjithshëm.

23 shtator 1995

U botua “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” nga Presidencia e Parë dhe Këshilli i Dymbëdhjetë Apostujve.

5 prill 1997

Autoritetet e Zonave u shuguruan të Shtatëdhjetë. Kuorumet e Tretë, të Katërt dhe të Pestë të të Shtatëdhjetëve u shpallën.

4 tetor 1997

Presidenti Hinckley shpalli ndërtimin e tempujve më të vegjël.

nëntor 1997

Anëtarësia e Kishës arrin 10 milion.

prill 1998

Presidenti Hinckley shpalli qëllimin e të paturit të 100 tempujve në shërbim deri në vitin 2000.