6. Shtëpia prej Druri e Peter Whitmer Plakut
Rindërtimi i shtëpisë prej druri të Peter Whitmer Plakut, e ndërtuar në vendin e ngritjes së shtëpisë origjinale në Fayette, New York.
Ngjarje Domethënëse: Joseph Smith-i e përfundoi përkthimin e Librit të Mormonit këtu në fund të qershorit 1829. Në pyllin pranë kësaj shtëpie, Tre Dëshmitarët panë engjëllin Moroni dhe fletët e arta. Dëshmia e tyre është tashmë e botuar në të gjitha kopjet e Librit të Mormonit. Në 6 prill 1830, rreth 60 vetë u mblodhën në shtëpinë e Peter Whitmer-it për të dëshmuar organizimin zyrtar të Kishës së Jezu Krishtit. Mbledhjet dhe konferencat e para të Kishës së re u mbajtën këtu. Njëzet prej zbulesave që përmbahen në Doktrina e Besëlidhje u morën në shtëpinë e Peter Whitmer-it.