16. Burgu i Carthage-t
Shtëpia burg në qytetin e Carthage-t, Illinois.
Ngjarje Domethënëse: Joseph Smith-i dhe vëllai i tij Hyrum shkuan për në Carthage më 24 qershor 1844. Ata u futën në këtë burg më 25 qershor nën akuza të rreme për tradhëti. Më 27 qershor një turmë me fytyra të mbuluara sulmoi burgun. Që të dy, Joseph-i dhe Hyrum-i, u goditën për vdekje dhe John Taylor u plagos disa herë. Në mënyrë të pabesueshme Willard Richards nuk u plagos. John Taylor më vonë shkroi përkujtimoren e frymëzuar që tani gjendet në Doktrina e Besëlidhje 135.