14. Dyqani me Tulla të Kuqe i profetit Joseph Smith
Ky rindërtim i dyqanit dhe i zyrës së Joseph Smith-it ndodhet në Nauvoo, Illinois. Ai ishte një nga ndërtesat më të rëndësishme të Kishës gjatë periudhës së Nauvoo-së. Jo vetëm që shërbente si dyqan i përgjithshëm, por ai u bë qendra e aktiviteteve shoqërore, ekonomike, politike dhe fetare. Joseph Smith-i mbajti një zyrë në katin e dytë.
Ngjarje Domethënëse: Përpara se të mbarohej tempulli, dhoma e sipërme e dyqanit u përdor si dhomë ordinancash, ku u dhanë indaumentet e para të plota. Më 17 mars 1842, profeti Joseph organizoi gratë e Kishës në Shoqatën e Ndihmës.