5. Lumi Susquehanna
Kjo fotografi tregon lumin Susquehanna në qytetin e Harmony-së, Pennsylvania.
Ngjarje Domethënëse: Joseph Smith i Riu fillimisht erdhi në Harmony në vitin 1825 për të gjetur punësim. Ai dhe ati i tij banuan këtu pranë në shtëpinë e Isaac Hale-t, ku Joseph-i për herë të parë u takua me Emma Hale-n, gruan e tij të ardhshme (JS—H 1:56–57). Joseph-i dhe Emma u martuan më 18 janar 1827. Profeti i mori fletët e arta më 22 shtator 1827 në Manchester, New York dhe shpejt pas kësaj u largua me Emma-n për në Harmony, ku filloi përkthimin e fletëve në shtëpinë e tyre të vogël pranë lumit. Gjatë përkthimit të Librit të Mormonit, Joseph-i dhe Oliver Cowdery dëshironin të dinin më shumë rreth pagëzimit dhe shkuan tek lumi për t’iu lutur Zotit lidhur me çështjen. Në përgjigje të kësaj lutjeje, Gjon Pagëzori u shfaq më 15 maj 1829 (JS—H 1:66–74; DeB 13). Ai u dha Priftërinë Aarone Joseph-it dhe Oliver-it. Ata më pas shkuan brenda në lumë dhe pagëzuan njëri-tjetrin për shlyerjen e mëkateve. Joseph-i dhe Oliver-i më pas u drejtuan nga Gjon Pagëzori për të shuguruar njëri-tjetrin në Priftërinë Aarone. Shpejt pas kësaj, Pjetri, Jakobi dhe Gjoni u shfaqën në brigjet e këtij lumi dhe i dhanë Joseph-it dhe Oliver-it Priftërinë Melkizedeke (DeB 27:12–13; 128:20).