15. Tempulli Nauvoo
Ky model i së njëjtës shkallë të tempullit të Nauvoo-së ndodhet në vendin e tempullit origjinal. Tempulli u ndërtua nga gurë gëlqerorë me ngjyrë gri në të bardhë. Ndërtesa ishte 39 metra e gjatë dhe 27 metra e gjerë. Maja e kullës qëndronte 48 metra mbi nivelin e tokës. Anëtarët e Kishës bënë sakrifica të mëdha për ta ndërtuar këtë tempull të bukur, duke e filluar punën në 1841. Disa vetë punuan për muaj në godinë; të tjerët sakrifikuan paratë e tyre. Edhe pse i pambaruar tërësisht, tempulli u mbush plot nga anëtarët që vinin për ordinanca gjatë muajve përpara largimit të tyre drejt Perëndimit. Ndërsa shumë shenjtorët u larguan nga Nauvoo në fillimin e pranverës së 1846 nën kërcënimet e dhunës së turmave, një ekip i veçantë u la prapa për të mbaruar tempullin. Më 30 prill 1846, pleqtë Orson Hyde e Wilford Woodruff dhe përafërsisht 20 vetë të tjerë ia përkushtuan këtë shtëpi Zotit. Tempulli u braktis në shtator kur anëtarët e mbetur të Kishës u nxorën jashtë nga Nauvoo; forcat e turmave më pas e çshenjtëruan dhe e përdhosën ndërtesën e shenjtë. Ajo u shkatërrua nga zjarri në tetor 1848.
Ngjarje Domethënëse: Konferenca e përgjithshme u mbajt në dhomën e kuvendit të tempullit më 5 tetor 1845. Puna për indaumentin filloi më 10 dhjetor 1845 dhe vazhdoi deri më 7 shkurt 1846. Mbi 5.500 shenjtorë të ditëve të mëvonshme morën indaumentet e tyre dhe shumë pagëzime për të vdekurit e vulosje u kryen.