10. Lugina e Adam-ondi-Ahman-it
Duke vështruar drejt lindjes përmes luginës së Adam-ondi-Ahman-it, një luginë e qetë, e bukur e vendosur në Missouri-n veriperëndimor pranë komunitetit të Gallatin-it.
Ngjarje Domethënëse: Tre vjet përpara se të vdiste, Adami i thirri pasardhësit e tij të drejtë në këtë luginë dhe dha mbi ta bekimin e tij të fundit (DeB 107:53–56). Në vitin 1838 Adam-ondi-Ahman-i ishte vendndodhja e një kolonie të rreth 500 deri 1.000 shenjtorësh të ditëve të mëvonshme. Shenjtorët e braktisën këtë koloni kur u zbuan nga Missouri. Përpara Ardhjes së Dytë të Krishtit në lavdi, Adami dhe pasardhësit e tij të drejtë, që përfshijnë shenjtorët e të gjitha periudhave kohore, do të mblidhen përsëri në këtë luginë për t’u takuar me Shpëtimtarin (Dan. 7:9–10, 13–14; DeB 27; 107:53–57; 116:1).