12. Burgu Liberty
Një burg i vogël i vendosur në Liberty, Missouri. Joseph Smith-i dhe pesë vëllezër të tjerë u mbajtën të burgosur brenda mureve të tij 1,2 metra të trasha nga 1 dhjetor 1838 deri më 6 prill 1839. (Sidney Rigdon u lirua në fund të shkurtit.) Të mbyllur në nivelin e poshtëm ose në pjesën e burgut të ndërtesës, ata fjetën mbi gurët e ftohtë, në një dysheme të shtruar me kashtë me pak dritë dhe me një mbrojtje të pamjaftueshme nga dimri i ftohtë.
Ngjarje Domethënëse: Profeti Joseph, duke u përgjëruar për mijëra shenjtorë të ditëve të mëvonshme që po dëboheshin nga Missouri, mori një përgjigje të lutjes së tij, të cilën ai e shkroi në një letër drejtuar shenjtorëve të mërguar (DeB 121–123).