Ndihma për Studimin
17. Eksodi drejt Perëndimit


17. Eksodi drejt Perëndimit

Fillimi i evakuimit nga Nauvoo, Illinois, u planifikua për mars–prill, por për shkak të kërcënimeve të turmave presidenti Brigham Young udhëzoi që eksodi i shenjtorëve përmes lumit Mississippi të fillonte më 4 shkurt 1846. Presidenti Young qëndroi prapa për të administruar indaumentet e shenjtorëve që nuk u larguan nga Nauvoo deri në mes të shkurtit.

Ngjarje Domethënëse: Përpara vdekjes së tij profeti Joseph Smith profetizoi: “Disa nga ju do të jetoni për të shkuar dhe për të ndihmuar në bërjen e kolonive e në ndërtimin e qyteteve dhe për t’i parë shenjtorët të bëhen një popull i fuqishëm në mes të maleve Shkëmbore”. Afërsisht 12.000 shenjtorë u larguan nga Nauvoo prej shkurtit deri në shtator 1846. Pasi shenjtorët u larguan nga Winter Quarters (Lagjet Dimërore) dhe kolonitë e mëvonshme, ata u organizuan në kompani prej dhjetë, pesëdhjetë dhe qindra vetësh, nën drejtimin e një kapiteni të kompanisë (DeB 136:3). Në shtator 1846 një turmë prej afërsisht 800 burrash të pajisur me gjashtë topa rrethuan Nauvoo-në. Pas disa ditë luftimesh, pjesa e mbetur e shenjtorëve u detyrua të dorëzohej me qëllim që të shpëtonin jetën dhe për të patur mundësi të kapërcenin lumin. Pesë deri gjashtëqind burra, gra dhe fëmijë kapërcyen lumin dhe e ngritën kampin buzë lumit. Presidenti Brigham Young dërgoi skuadra shpëtimi me pajisje për t’i larguar këta “shenjtorë të mjerë”.

fotografia 17

17. Eksodi drejt Perëndimit Më 4 shkurt 1846 karrocat e para kapërcyen lumin Mississippi për të filluar udhëtimin historik drejt perëndimit.