Të Dashur Miq,
A jeni ndier ndonjëherë të shqetësuar ose të mërzitur gjatë një stuhie, sëmundjeje apo grindjeje? Jezusi e di se si ndiheni dhe Ai mund t’ju ndihmojë. Në faqen 3, ju mund të lexoni rreth mënyrës se si Jezusi e qetësoi një stuhi të madhe dhe të bëni një veprimtari që ju ndihmon të ndieni paqe.
Në faqen 13, ju mund të mësoni një këngë të bukur, të titulluar “Paqe Gjejm’ në Krisht”.
Me dashuri,
Miku
P.S. Ju lutemi na shkruani dhe na tregoni se si ndieni paqe.
Vendet Ku e Lexojmë Revistën Miku
Milfred dhe Alfred W., 7 dhe 4 vjeç, e lexojnë revistën Miku në anglisht në Kampala, Uganda.
Shum’ Tempullin Dua t’Shoh
Logan A., 10 vjeç, vizitoi Tempullin e Montrealit, Kebek.
Art me Gurë për Shkrimet e Shenjta
Për mbrëmjen e shtëpisë, ne bëmë tri skena artistike me gurë nga histori të shkrimeve të shenjta. U zbavitëm duke mësuar historinë nga shkrimet e shenjta për vëllanë e Jaredit (nëntor 2020).
Xhejms dhe Sefora W., 6 dhe 5 vjeç, Navarre, Spanjë