2021
Jezusi Ndihmoi në Shumë Mënyra
Shtator 2021


Duke Ndihmuar Ashtu si Jezusi

Jezusi Ndihmoi në Shumë Mënyra

Pamja
Jesus helping a woman

Jezusi e kaloi jetën e Tij duke u shërbyer dhe duke u dhënë mësim të tjerëve. Kur Jezusi ishte më i ri, Ai ndihmoi babanë e Tij në punën e tij si marangoz. Njëra nga mrekullitë e Tij të para ishte të ndihmonte nënën e Tij kur vera u mbarua në një dasmë. Kur pa dikë që ishte i verbër, Ai e shëroi. Ai i ndihmoi fëmijët ta ndienin se i donin dhe i përfshinin. Ne mund të mos kryejmë të njëjtat mrekulli që bëri Jezusi, por mund ta ndjekim shembullin e Jezusit duke kërkuar mënyra për të ndihmuar sa më mirë që mundemi.

Pamja
Elierys decorating cookies

Më pëlqen shumë të ndihmoj në kuzhinë për të krijuar receta ushqimesh. I dua kafshët dhe kjo është arsyeja përse dua ta ndihmoj gjyshin tim për t’i ushqyer ato. Kjo është mënyra si ndihmoj unë.

Elierisa R., 9 vjeçe, Porto‑Riko

Shtyp në Letër