Trego dhe Thuaj
Ishte e vështirë të mbaja vesh dhe të isha nderuese kur ne e kishim kishën në shtëpi gjatë pandemisë. Unë u përpoqa të mendoja se si mund të ndihmoja që kisha të ndihej e veçantë dhe nderuese. Pata një ide. Mora dy kuti të mëdha dhe i bëra si podium. U ndjeva e lumtur që ndihmova për ta bërë kishën në shtëpinë tonë të ndihej e veçantë.
Presli F., 9 vjeçe, Saksoni, Gjermani
Kur shoh dikë në shkollë që është vetëm ose po kalon një ditë të keqe, unë e ftoj të luajë me mua.
Otilia H., 9 vjeçe, Region Hovedshtaden, Danimarkë
Jam mirënjohës për një profet të gjallë. Kënaqem kur i studioj shkrimet e shenjta me familjen time çdo javë duke përdorur manualin Eja, Më Ndiq. Ai më ndihmon të kuptoj mësimet e Jezusit.
Kenën A., 10 vjeç, Arizonë, SHBA
Unë po lexoja Librin e Mormonit pasi u gjenda në telash. Mami hyri brenda, më pa duke lexuar dhe tha se ishte ide e mirë për të më ndihmuar që të qetësohesha. Pata një ndjenjë të ngrohtë.
Elli K., 7 vjeçe, Nju‑Hempshër, SHBA
Kur isha i sëmurë, e ndjeva Frymën e Shenjtë kur babi më dha një bekim priftërie. Jam mirënjohës për mamin dhe babin tim.
Everet O., 6 vjeç, Ohajo, SHBA
Kam një iguana si kafshë shtëpiake dhe sa herë që ikën, unë i them një lutje Atit Qiellor duke i kërkuar që ajo të kthehet përsëri.
Ana C., 6 vjeçe, Espirito‑Santo, Brazil
Një shok më kërkoi të luaj një lojë me video të dielën. Vërtet doja të luaja, por i thashë jo. Dua ta mbaj të shenjtë ditën e Shabatit.
Benxhamin C., 9 vjeç, Kaliforni, SHBA
“Të Gjithë Përkasim”, Medisën C., 10 vjeçe, Jutë, SHBA
Alan M., 10 vjeç, Kaliforni, SHBA
Dallin H., 6 vjeçe, Okland, Zelanda e Re
“Tempulli”, Vimbai M., 9 vjeç, Dar‑es‑Salam, Tanzani