2021
Takohu me Porterin nga Polonia
Shtator 2021


Duart Ndihmëtare nëpër Botë

Takohu me Porterin nga Polonia

Nga një intervistë me Emi Xhejn Levitin.

Njihu me fëmijë të Fillores që po i ndihmojnë të tjerët, ashtu siç bëri Jezusi.

two brothers sitting together

Gjithçka rreth Porterit

Mosha: 10 vjeç

Nga: SHBA dhe po jeton në Poloni

Gjuhët: Anglisht dhe po mëson frëngjisht

Familja: Babi, mami, vëllezërit Ethëni, Mejsëni e Konori dhe një qenushe e quajtur Xhinxhër

Synimet dhe ëndrrat: Të bëhet veteriner dhe të kujdeset për kafshët.

Duart Ndihmëtare të Porterit

boy taking pictures at cemetery

Porteri gjithmonë kërkon gjëra të vogla që mund t’i bëjë për të ndihmuar të tjerët. Në shtëpi, ai i ndihmon prindërit e tij që të përgatitin vaktet e ushqimit për familjen. Në shkollë, ai sigurohet që çdo fëmijë të përfshihet në lojëra, veçanërisht fëmijët që shpesh lihen jashtë lojës. Ai ndihmon që të kujdeset për lodrat e pushimit, edhe në qoftë se nuk luajti me to. Gjithashtu bën gjëra që të ndihmojë kafshët. Ai është pjesë e një klubi në shkollë që bën lodra për qentë në qendrat e strehimit për kafshët.

Porteri ndihmoi edhe duke marrë pjesë në projektin BillionGraves. Ai me familjen shkuan në një varrezë për të bërë fotografi të pllakave të varreve. Vëllai i tij, Konori, ndihmoi në bërjen e fotografive. Pastaj i shkarkuan fotografitë në faqen e projektit në internet. Këto fotografi do t’i ndihmojnë njerëzit nëpër botë, të cilët po kërkojnë informacion mbi paraardhësit e tyre polakë.

Gjërat e Parapëlqyera të Porterit

pictures of Porter’s favorites

Vendi: Virxhinia, SHBA dhe Hërshipark në Pensilvani të SHBA‑së

Historia rreth Jezusit: Kur Ai qetësoi detin

Kënga e Fillores: “Gethsemane” [“Gjetsemani”] (Friend ose Liahona mars 2018)

Ushqimi: Mandu (petka koreane)

Ngjyra: Vjollcë

Lënda në Shkollë: Leximi dhe matematika

Porteri duke ndihmuar për të bërë fotografi në një varrezë për një projekt mbarëbotëror për historinë familjare.

Friend Magazine, 2021/09-10 Sep/Oct Tier 2

Ilustrimet nga C. B. Canga