Nga Presidenca e Parë
Të Kënduarit për Jezusin
Përshtatur nga “Worship through Music”, Ensign, nëntor 1994, f. 9–12.
Të kënduarit e himneve dhe këngëve të Fillores është një mënyrë për të treguar dashurinë tonë për Jezusin. Ai dha një shembull për ne. Në mbarim të Darkës së Fundit, Jezusi dhe Apostujt e Tij kënduan së bashku (shih Mateu 26:30).
Të kënduarit mund:
-
Të tregojë dashurinë tonë për Jezusin.
-
Ta sjellë Frymën e Shenjtë.
-
Të na përgatitë që të mësojmë ungjillin.
-
Të na japë forcë shpirtërore.
Kur këndon, mendo për atë që duan të thonë fjalët. Kur tundohesh që të bësh një zgjedhje të keqe, përpiqu të këndosh nën zë një këngë të Fillores. Ndërsa këndon, ti do të ndihesh më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.
Paqe në Krisht
Një natë, ndërkohë që Jezusi dhe dishepujt e Tij ishin në një varkë, pati një stuhi të madhe. Dishepujt u trembën. Ata e zgjuan Jezusin dhe i kërkuan ndihmë Atij. “Dhe [Jezusi] si u zgjua, e qortoi erën dhe i foli detit: ‘Pusho dhe fashitu!’. Dhe era pushoi dhe u bë qetësi e madhe” (Marku 4:39).
Ngjyrose figurën. Më pas shkruaj disa nga këngët e tua të parapëlqyera rreth Jezusit. Kur ndihesh i/e vetmuar ose i/e frikësuar, këndo njërën nga këngët që të ndiesh ngushëllim e paqe.