2021
Tempulli i Kirtlandit
Shtator 2021


Histori nga Shkrimet e Shenjta

Tempulli i Kirtlandit

Joseph Smith seeing image of Kirtland Temple

Perëndia i tha Jozef Smithit të ndërtonte një tempull. Tempulli do të ishte një shtëpi e Perëndisë.

children bringing water to workers building the temple

Shenjtorët punuan së bashku për të ndihmuar që të ndërtohej tempulli. Burrat ndërtonin mure të larta. Gratë bënin perde dhe qilima. Fëmijët ndihmonin që t’u sillnin vegla dhe ujë punëtorëve.

family singing together

Kur tempulli mbaroi, shenjtorët u futën brenda. Ata kënduan një himn dhe thirrën “Hosana!” Jozefi tha një lutje për ta përkushtuar (bekuar) tempullin.

Jesus appearing to Joseph and Oliver inside temple

Një javë më vonë, Jezu Krishti vizitoi Jozef Smithin dhe Oliver Kaudërin në tempull. Jezusi tha se Ai e pranoi tempullin si shtëpinë e Tij.

three children holding hands and standing outside temple

Sot ka tempujt në të gjithë botën! Çdo tempull është një vend i shenjtë. Një ditë unë do të hyj brenda dhe do të bëj premtime me Perëndinë.

Ilustrimet nga Apryl Stott