Ne të gjithë i duam familjet tona tokësore. Por nuk merremi vesh gjithmonë në mënyrë të përsosur. Është normale që të kemi mosmarrëveshje dhe të na lëndohen ndjenjat me raste. Por ne mund të punojmë së bashku për t’i shëruar njerëzit e lënduar dhe për t’u afruar te njëri‑tjetri.
Jini një paqebërës në shtëpinë tuaj. Mësojuni fëmijëve tuaj se si t’i zgjidhin mosmarrëveshjet, të jenë dashamirës, të falin dhe të përpiqen të veprojnë më mirë çdo ditë. Së bashku, ju mund ta bëni shtëpinë tuaj një vend më të dashur, më paqësor. Ju mund të filloni me disa ide nga historia në faqen 10!