2010
Shtëpi të Zotit
2010


Shtëpi të Zotit

Tempulli ishte një vend mësimi për Shpëtimtarin kur Ai ishte në tokë; ai bënte pjesë shumë në jetën e Tij. Bekimet e tempullit janë përsëri të disponueshme në kohën tonë” (Xhejms E. Faust, “Rivendosja e të Gjitha Gjërave”, Liahona, maj 2006, f. 67).

Tempulli është shtëpia e Zotit në kuptimin e plotë të fjalës. Ai është një vend ku Perëndia udhëzon fëmijët e Tij dhe i përgatit ata të kthehen te prania e Tij. Është një vend ku ne bashkohemi si familje dhe mësojmë udhët e Zotit.

“Duke gjetur paraardhësit tanë dhe duke kryer për ta ordinancat e shpëtimit që ata vetë nuk mundën t’i kryenin, ne po dëshmojmë për shtrirjen e pafundme të Shlyerjes së Jezu Krishtit” (D. Todd Christofferson, “The Redemption of the Dead and the Testimony of Jesus”, Liahona, janar 2001, f. 11).

“Procesi i marrjes mbi vete të emrit të Jezu Krishtit, që fillon në ujërat e pagëzimit, vazhdon dhe zmadhohet në shtëpinë e Zotit. … Në ordinancat e tempullit të shenjtë ne marrim mbi vete më krejtësisht e plotësisht emrin e Jezu Krishtit” (Dejvid A. Bednar, “Me Nder do të Mbajë një Emër e Qëndrim”, Liahona, maj 2009, f. 98).

“Në lavdinë e tij rrezatuese, tempulli duket se i bën shenjë secilit që sheh madhështinë e tij: ‘Eja! Eja në shtëpinë e Zotit. Këtu gjendet pushim për të lodhurin dhe paqe për shpirtin’. … [Tempulli] i përgatit të gjithë ata që hyjnë që të kthehen drejt shtëpisë – drejt shtëpisë për në qiell, drejt shtëpisë për tek familja, drejt shtëpisë tek Perëndia” (Thomas S. Monson, “Days Never to Be Forgotten”, Ensign, nëntor 1990, f. 67, 70).

Tempulli në Uashington D.C. Përkushtuar më 19 nëntor 1974.

Shatërvan, Tempulli i Neshvilit në Tenesi.

Dritare me artin e vitrazhit, Tempulli i Palmirës në Nju-Jork (në skaj majtas).

Tempulli i Hong-Kongut në Kinë. Përkushtuar më 26 maj 1996.

Qemerë, Tempulli i Bauntifulit në Juta.

Tempulli i Kokabambas në Bolivi. Përkushtuar më 30 prill 2000.

Detaj nga muri, Tempulli në Kardston të Albertas.

Kangjella, Tempulli i Sakramentos në Kaliforni.

Tempulli i Akras në Ganë. Përkushtuar më 11 janar 2004.