2010
Gjëra Lidhur me Këtë Shtëpi
2010


Gjëra Lidhur me Këtë Shtëpi

Vaska e pagëzimit e tempullit mbështetet mbi shpinën e dymbëdhjetë qeve (shih 2 Kronikave 4:2–4), që përfaqësojnë simbolikisht dymbëdhjetë fiset e Izraelit. Duke ndjekur shembullin e shërbimit vetëmohues të Shpëtimtarit, ne mund të kryejmë pagëzime për paraardhësit tanë, që vdiqën pa e marrë këtë ordinancë.

Në dhomat e ordinancave jepet një vështrim i përgjithshëm i planit të Perëndisë për fëmijët e Tij. Shenjtorët e ditëve të mëvonshme mësojnë për jetën e tyre paratokësore e tokësore, krijimin e botës e Rënien e njeriut, rolin qendror të Jezu Krishtit si Shëlbuesi i të gjithë fëmijëve të Perëndisë dhe për bekimet që mund të marrin në jetën tjetër.

Dhoma çelestiale simbolizon gjendjen e ekzaltuar e plot paqë që mund ta arrijmë të gjithë duke jetuar ungjillin e Jezu Krishtit. Kjo dhomë përfaqëson kënaqësinë, harmoninë e brendshme dhe paqen të disponueshme për familjet e përjetshme në praninë e Atit Qiellor dhe Birit të Tij, Jezu Krishtit.

Në një dhomë vulosjeje, një nuse e një dhëndër martohen jo vetëm për këtë jetë, por gjithashtu për përjetësinë.

Dritare me artin e vitrazhit, Tempulli i Navusë në Ilinois (në skaj majtas).

Vaskë pagëzimi, Tempulli i Drejpërit në Juta.

Vaskë pagëzimi, Tempulli i Gila-Vellit në Arizona.

Dhomë ordinancash, Tempulli i Manhatanit në Nju-Jork.

Dhomë ordinancash, Tempulli i Manhatanit në Nju-Jork.

Dhomë çelestiale, Tempulli i San-Antonios në Teksas.

Shkalla e madhe, Tempulli i Okuir-Mauntinit në Juta.

Tavolinë druri me zbukurime, Tempulli i Meksikos në Meksikë.

Dhomë vulosjeje, Tempulli i Vankuverit në British-Kolombia.