Plaku Karl B. Kuk
i Të Shtatëdhjetëve
![Elder Carl B. Cook](https://www.lds.org/bc/content/shared/content/images/magazines/liahona/2011/05/CookCB-11.jpg)
Si misionar i ri në Misionin e Trajnimit për Gjuhë (pararendëse e Qendrës së Trajnimit Misionar) duke u përgatitur për të shkuar në Hamburg të Gjermanisë, Karl Bert Kuk luftoi për të mësuar gjermanisht. Ndërsa u përpoq të kapte fjalorin bazë, anëtarë të distriktit të tij shpejt përparuan te koncepte më të ndërlikuara.
I mërzitur nga mungesa e përparimit të tij, Plaku Kuk kërkoi ndihmë hyjnore nëpërmjet një bekimi priftërie dhe lutjes. Pas një lutjeje veçanërisht të ndier me zemër, Plaku Kuk kujton që mori një përgjigje konkrete: Zoti nuk e kishte thirrur atë që të zotëronte gjuhën gjermane, por që të shërbente me gjithë zemrën, mendjen dhe forcën e tij.
“Unë menjëherë mendova: ‘Unë mund ta bëj atë’”, thotë Plaku Kuk, së fundi i thirrur si anëtar i Kuorumit të Parë të Të Shtatëdhjetëve. “‘Unë mund të shërbej me të gjithë zemrën, mendjen dhe forcën time.’ Unë ndalova dhe pata një ndjesi lehtësimi. Befas, steka ime e matjes ndryshoi nga ajo se si po vepronin shoku dhe anëtarët e distriktit tim, tek ajo se si Zoti ndiente që unë po veproja.”
Edhe pse Plaku Kuk thotë se ai nuk e mësoi domosdoshmërisht më shpejt gjuhën pas atij përjetimi, ai nuk i ndjeu më shqetësimet e tij të mëparshme, sepse ai e dinte se po bënte atë që Zoti donte që ai të bënte. Ai mësim, thotë ai, ka qenë i rëndësishëm në të gjitha thirrjet që ai ka mbajtur qysh atëherë, përfshirë peshkop, këshilltar në presidencën e kunjit, president kunji, president i Misionit të Oklendit në Zelandën e Re, I Shtatëdhjetë Zone dhe tani në detyrën e tij aktuale.
Plaku Kuk fitoi një diplomë për marketing biznesi nga Veber Stejt Kollixh dhe një gradë masteri në administrim biznesi nga Universiteti Shtetëror i Jutas. Ai e kaloi karrierën e tij duke punuar në zhvillimin e pasurisë së paluajtshme.
Plaku Kuk ka lindur në Ogden në Juta të SHBA-së, në tetor 1957 nga Ramona Kuk Barker dhe i ndjeri Bert E. Kuk. Ai u martua me Linetë Hansen më 14 dhjetor 1979, në Tempullin e Ogdenit në Juta. Ata janë prindër të pesë fëmijëve.