2011
Fjalë të Frymëzuara në një Punë të Frymëzuar: Çfarë Thanë Folësit rreth Mirëqenies
Maj 2011


Fjalë të Frymëzuara në një Punë të Frymëzuar: Çfarë Thanë Folësit rreth Mirëqenies

Disa biseda gjatë Konferencës së 181-të të Përgjithshme Vjetore të Kishës iu kushtuan përkujtimit të programit të Kishës për Mirëqenie, duke festuar tani vitin e tij të 75-të.

Më poshtë janë pjesë nga bisedat e folësve që përqendrohen te programi i mirëqenies dhe parimet e mirëqenies të dërguara nga Zoti për të ndihmuar fëmijët e Tij që të ndihmojnë veten.

Presidenti Tomas S. Monson

“Unë deklaroj se programi për mirëqenie i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është i frymëzuar nga Perëndia i Plotfuqishëm.” (Shih “Tempulli i Shenjtë – Një Fener për Botën faqe 90.)

Presidenti Henri B. Ajring, Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë

“Nevoja të mëdha materiale të fëmijëve të Atit Qiellor kanë ngjarë sërish në kohën tonë, siç kanë ngjarë dhe do të ngjasin në të gjitha kohët. Parimet në themel të programit të Kishës për mirëqenien, nuk janë vetëm për një kohë apo një vend. Ato janë për të gjitha kohët dhe të gjitha vendet.”

“[Zoti] na ka ftuar dhe urdhëruar që të marrim pjesë në punën e Tij për të lartësuar ata në nevojë. Ne bëjmë një besëlidhje për ta bërë këtë, në ujërat e pagëzimit dhe në tempujt e shenjtë të Perëndisë. Ne e rinovojmë besëlidhjen të dielave, kur marrim sakramentin.” (Shih: “Mundësi për të Bërë Mirë”, faqe 22.)

Peshkopi H. Dejvid Barton, Peshkop Kryesues

“Plani profetik i mirëqenies nuk është thjesht një shënim interesant në fund të në historisë së Kishës. Parimet mbi të cilat ai bazohet, përcaktojnë se cilët jemi ne si njerëz. Ai është thelbi i asaj që ne jemi si dishepuj të veçantë të Shpëtimtarit dhe Shembullit tonë, Jezusit, Krishtit.”

“Kjo punë e shenjtë nuk është vetëm për t’u sjellë dobi e për të bekuar ata që vuajnë apo janë në nevojë. Si bij dhe bija të Perëndisë, ne nuk mund të trashëgojmë shkallën më të lartë të jetës së përjetshme pa qenë plotësisht të përfshirë në përkujdesjen për njëri-tjetrin, ndërsa jemi këtu në tokë. Ne i mësojmë parimet qiellore të sakrificës dhe përkushtimit nëpërmjet ushtrimit mirëdashës të sakrificës dhe shërbimit ndaj të tjerëve.”

“Kjo është puna e shenjtë që Shpëtimtari pret nga dishepujt e Tij. Është puna që Ai e deshi kur jetoi mbi tokë. Është puna të cilën, e di, se do ta gjenim Atë duke bërë, nëse Ai do të ishte mes nesh sot.” (Shih “Puna Shenjtëruese e Mirëqenies”, faqe 81.)

Silvia H. Ollred, Këshilltare e Parë në Presidencën e Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës.

“Burrat dhe gratë e Kishës marrin pjesë së bashku sot për t’u sjellë ndihmë atyre në nevojë. … Kur dashuria bëhet parimi udhëheqës në kujdesin tonë për të tjerët, shërbimi ynë për ta bëhet ungjilli në veprim. Është ungjilli në çastin më të përsosur. Është feja e pastër.” (Shih “Thelbi i të Qenit Dishepull”, faqe 84.)