2011
Plaku LeGrand R. Kurtis i Riu
Maj 2011


Plaku LeGrand R. Kurtis i Riu

i Të Shtatëdhjetëve

Elder LeGrand R. Curtis Jr.

Plaku LeGrand Rejn Kurtis i Riu e di se “Zoti kërkon zemrën dhe një mendje të gatshme” (DeB 64:34).

“Atij i pëlqen të shërbejë në Kishë dhe ai e bën me punë të fortë dhe me gatishmëri”, thotë bashkëshortja e tij, Xhejn Kouan Kurtis, me të cilën ai u martua në Tempullin e Solt-Lejkut më 4 janar 1974. “Shërbimi është urimi dhe dëshira e tij më e madhe.”

Plaku Kurtis lindi në gusht të 1952-shit në Ogden të Jutas në SHBA, nga LeGrand R. dhe Patricia Glejd Kurtis. Babai i tij më vonë u bë anëtar i Kuorumit të Dytë të Të Shtatëdhjetëve (1990–1995).

Përpara thirrjes së tij në Kuorumin e Parë të Të Shtatëdhjetëve, Plaku Kurtis i Riu shërbeu në Misionin e Veriut, në Itali dhe si peshkop, këshilltar i lartë, president kunji, president i Misionit të Padovas në Itali dhe I Shtatëdhjetë Zone. Ai shërbente si anëtar i Kuorumit të Pestë të Të Shtatëdhjetëve në Zonën e Solt-Lejk-Sitit në Juta në kohën e thirrjes së tij në Kuorumin e Parë.

Plaku Kurtis u diplomua në Universitetin “Brigam Jang” për ekonomi dhe fitoi doktoratën nga Universiteti i Miçiganit. Në kohën e thirrjes së tij, ai punonte si avokat dhe bashkëpjesëmarrës në një shoqëri ligjore. Përveç ndjekjes së shkollës dhe punës, Plaku Kurtis dhe bashkëshortja e tij kanë rritur pesë fëmijë.

Pasi shërbeu si I Shtatëdhjetë Zone nga 2004-a deri në 2011-ën, Plaku Kurtis thotë se ai ka vlerësuar mundësinë për të punuar me Autoritetet e Përgjithshme. “Unë kam qënë i bekuar të punoj me disa udhëheqës të jashtëzakonshëm në Kishë”, thotë ai. “T’i shihje ata dhe të mësoje prej tyre ka qenë një privilegj i madh.”

Motra Kurtis thotë se Plaku Kurtis gjithmonë ka pasur duar dhe zemër të gatshme. “Qëndrimi i tij ishte gjithmonë, ‘unë do ta bëj’”, thotë ajo.

Doktrina e Besëlidhje 64:34 mbaron me këto fjalë: “Të gatshmit dhe të bindurit do të hanë të mirat e tokës së Sionit në këto ditë të fundit”. Vëllai dhe Motra Kurtis thonë se ata dhe fëmijët, dhe nipërit e mbesat e tyre kanë qenë jashtëzakonisht të bekuar që i shërbejnë Zotit.