2011
Plaku W. Kristofer Uadell
Maj 2011


Plaku W. Kristofer Uadell

i Të Shtatëdhjetëve

Elder W. Christopher Waddell

Një parim i pashkruar udhëheqës në familjen e Plakut Uejn Kristofer Uadell ka qenë gjithmonë “Beso te Zoti”.

“Kur besoni te Zoti, juve nuk ju duhet të mërziteni mbi ndryshime të mëdha”, thotë Plaku Uadell për luhatjet dhe kthesat e befta të jetës. “Ne e dimë që Ai ka interesin tonë më të mirë në zemër dhe ne do të bekohemi. ”

Plaku Uadell lindi në qershor të 1959-ës në Manhatan-Biç të Kalifornisë në SHBA, dhe është biri i Uejn dhe Joan Uadell. Ai mori një diplomë për histori nga Universiteti Shtetëror i San-Diegos, ku ai luajti gjithashtu volejboll. Ai ka punuar në shumë poste në një shoqëri shërbimesh për investime globale.

Plaku Uadell u martua me Karol Stansel më 7 qershor 1984, në Tempullin e Los Anxhelosit në Kaliforni. Ata kanë katër fëmijë. Uniteti është i jashtëzakonshëm në familjen Uadell. Ata ia dedikojnë atë unitet përpjekjes për të ndjekur ungjillin e Shpëtimtarit në shtëpinë e tyre. Aktivitetet e familjes gjithashtu, kanë qenë të rëndësishme – duke kaluar kohë së bashku në plazhe pranë shtëpisë së tyre dhe duke marrë pjesë në ngjarje sportive si familje.

Përpara thirrjes së tij në Kuorumin e Parë të Të Shtatëdhjetëve, Plaku Uadell shërbeu si misionar kohëplotë në Spanjë, peshkop, këshilltar i lartë, këshilltar presidenti misioni, president kunji, president i Misionit të Barcelonës në Spanjë dhe I Shtatëdhjetë Zone.

Plaku Uadell thotë se një përvojë është ndërtuar mbi tjetrën dhe secila vijon t’i shtojë “thesarit të dëshmisë” ku ai mbështetet për të përballuar sfidat në jetë.

Kur flet për përgatitjen për thirrjen e tij të re, Plaku Uadell flet për tempullin.

“Çfarë na përgatiti ne për këtë? Kur ne shkuam në tempull për herë të parë dhe bëmë besëlidhje, ne premtuam të jemi të gatshëm të bëjmë çfarëdo që Zoti do të na kërkonte, madje edhe nëse nuk do të ishte e volitshme”, thotë ai. “Të shkuarit në tempull, shërbimi i një misioni, të bërit e besëlidhjeve dhe pastaj të parit e dorës së Tij dhe se si Ai drejton punën – ajo është gjithçka që ju keni nevojë. Ne nuk po bëjmë ndonjë gjë të pashoqe; ne po mbajmë besëlidhjet që kemi bërë, thjesht si kushdo tjetër.”