Plaku Randall K. Benet
i Të Shtatëdhjetëve
Ishte në kulmin e karrierës së tij si ortodont kur Randall Kej Benet dhe bashkëshortja e tij, Shelli, ndien “një përshtypje të theksuar” që të përgatiteshin për të shërbyer misione. Kjo do të thoshte se atyre do t’u duhej ta shisnin menjëherë shtëpinë e tyre.
Arsyeja e nxitjes nuk u bë menjëherë e dukshme – u deshën tre vite për shtëpinë e tyre që të shitej, një proces që “kërkoi shumë durim” dhe kërkoi që ata “t’i tregonin Zotit se ata ishin vërtet të zotuar”, thotë Plaku Benet. “Ne vazhduam të besojmë në Zot dhe u përpoqëm të qëndrojmë pranë Tij me anë të vajtjes së shpeshtë në tempull, studimit të përditshëm të shkrimeve të shenjta, lutjes, agjërimit dhe shërbimit për të tjerët.”
Pak pasi shtëpia e tyre më në fund u shit, Plaku Benet u thirr që të shërbente në Qendrën e Trajnimit Misionar në Provo dhe pastaj si president i Misionit të Samarës në Rusi.
“Ishte e mrekullueshme – dhe shumë përulëse – të dish se Zoti pati qenë i vëmendshëm ndaj nesh dhe qe duke na përgatitur”, tha Plaku Benet. “Ne arritëm të dimë se Zoti ka parasysh mendimet që kemi në mendjen tonë, dhe ndjenjat e zemrës sonë. Ne mësuam të besojmë se Ai di më mirë se ne, se Ai di më shumë se ne dhe se Ai na do ne.”
Përveç thirrjeve të tij si anëtar i Kuorumit të Dytë të Të Shtatëdhjetëve dhe president misioni, Plaku Benet ka shërbyer si president dhe këshilltar në një degë të Qendrës së Trajnimit Misionar në Provo, anëtar i këshillit të lartë të kunjit, këshilltar në një këshill peshkopi, president i Të Rinjve të lagjes, thirrje të tjera të ndryshme dhe si misionar në Misionet e Parisit dhe Tuluzës në Francë.
Plaku Benet fitoi një gradë doktori për kirurgji dentare në Universitetin e Albertës (Kanada) dhe një gradë masteri në ortodontikë në Universitetin Loma Linda në Kaliforninë e Jugut, SHBA.
Plaku Benet lindi në qershor 1955 në Magrath në Alberta të Kanadasë. Prindërit e tij janë Donald Kej Benet dhe Ane Darlene Long. Ai u martua me Shelli Dian Uatçman më 23 prill 1977 në Tempullin e Kardstonit në Alberta. Ata janë prindër të katër fëmijëve.