Rivendosja e Kishës filloi kur Ati Qiellor dhe Jezu Krishti e vizituan Jozef Smithin në vitin 1820. Pas kësaj ndodhën gjëra të tjera të rëndësishme për ta sjellë përsëri në tokë Kishën e Jezu Krishtit. Lexoji këto karta, priti ato, ngjiti në letër dhe luaj një lojë bashkërenditjeje.
Ati Qiellor dhe Jezu Krishti iu shfaqën Jozef Smithit …
… kështu që unë e di se Ata kanë trupa si unë!
Jozef Smithi i përktheu fletët e arta …
… kështu që unë mund ta lexoj Librin e Mormonit!
Gjon Pagëzori ua dha Priftërinë Aarone Jozef Smithit dhe Oliver Kaudërit …
… kështu që unë mund të pagëzohem në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme!
Pjetri, Jakobi dhe Gjoni e rivendosën Priftërinë Melkizedeke …
… kështu që unë mund ta kem dhuratën e Frymës së Shenjtë!
Kisha u organizua më 6 prill 1830 …
… kështu që unë mund të shkoj në kishë!
Ema Smithi mblodhi këngë për librin e parë të himneve të Kishës …
… kështu që unë mund t’i këndoj himnet!
Në tempullin e Kirtlandit, Elija i dha Jozef Smithit çelësat për të vulosur familjet …
… kështu që unë mund të bëj historinë familjare dhe të shkoj në tempull!
Zoti i urdhëroi shenjtorët e hershëm të paguanin një të dhjetë prej 10 përqindësh …
… kështu që unë mund të dhuroj të dhjetën dhe oferta agjërimi!
Aurelia Roxhers e nisi Shoqatën e Fillores për t’iu dhënë mësim fëmijëve në lagjen e saj të banimit …
… kështu që unë mund të shkoj në Fillore!