2018
I Humbur dhe i Gjetur
Prill 2018


I Humbur dhe i Gjetur

lost and found

Unë e di se Ati Qiellor iu përgjigjet lutjeve. Kur familja ime jetonte në Gjermani, ne morëm pjesë në një Volksmarch [ecje] në fshatin tonë. Volksmarch-i është kur miqtë dhe fqinjët e kalojnë gëzueshëm kohën me njëri-tjetrin duke shkuar së bashku për një ecje në natyrë. Prindërit më thanë se mund të ecja përpara grupit me një nga shoqet e mia dhe ne u nisëm përgjatë shtegut të gjatë.

Pas disa minutash unë nuk mund të shihja asnjë nga familja ime. I thashë shoqes sime se do të qëndroja në shteg dhe do t’i prisja ata. Shumë shpejt nuk mund ta shihja më shoqen time apo familjen e saj dhe prindërit e mi ende nuk kishin ardhur. Isha fare vetëm në pyll dhe u ndjeva i frikësuar. Vendosa të them një lutje që dikush të më gjente.

Në një pjesë tjetër të pyllit, babi im ndjeu Frymën e Shenjtë që po i thoshte: “Shko, kërko birin tënd”. Ai e ndjeu se sa shumë nevojë kisha unë për të, kështu që u kthye menjëherë dhe i tha mamit tim se po shkonte të më kërkonte. Disa minuta më vonë, babi erdhi duke vrapuar nëpër shtegun ku unë po prisja dhe më gjeti. Isha kaq i gëzuar që pashë babin tim! Kur më tha se kishte pasur një ndjenjë të fortë që kisha nevojë për ndihmë, e dija se Ati Qiellor i ishte përgjigjur lutjes sime.

Jam shumë i gëzuar ta di se, kudo që të jem, unë mund t’i flas Atit Qiellor. Ai do të më ndihmojë ta gjej udhën time.