2018
Çfarë, Përse dhe Si: Një Analizë e Rivendosjes
Prill 2018


Çfarë, Përse dhe Si: Një Analizë e Rivendosjes

Për ta dhënë mësim ungjillin, do t’ju nevojitet të jeni në gjendje të shpjegoni se çfarë janë braktisja, periudhat ungjillore dhe Rivendosja. Kjo tabelë mund të ndihmojë.

a breakdown of the restoration 1
a breakdown of the restoration 2

Le të themi se jeni në një udhëtim njëjavor në plazh me familjen e shokut apo shoqes suaj. Keni pasur shumë argëtim, por po fillon t’ju marrë malli për familjen tuaj. Pastaj babai ju dërgon një mesazh me celular që të shohë se si po shkojnë gjërat – ishte pikërisht çfarë ju nevojitej që ta ndienit se ju duan e ju kujtojnë.

Jeta në tokë është disi e tillë. Perëndia nuk na dërgon mesazhe me celular, por ne jemi larg prej shtëpisë sonë qiellore, prandaj një mënyrë se si Ati Qiellor na e komunikon dashurinë e Tij për ne, është duke dërguar profetë.

Periudha Ungjillore

prophets called of God

Ilustrime nga Ben Simonsen

Profetët udhëheqin ato që quhen periudha ungjillore, periudha kohore kur: 1) Perëndia ka të paktën një udhëheqës të autorizuar të priftërisë në tokë dhe 2) ky udhëheqës, një profet, mëson rreth planit të shpëtimit drejtpërsëdrejti nga Perëndia. Profeti më pas ua mëson, ose jep, ungjillin njerëzve.

Falë shkrimeve të shenjta, ne kemi njohuri për shumë prej periudhave ungjillore. Disa periudha të rëndësishme ungjillore ishin ato të Adamit, Enokut, Noeut, Abrahamit, Moisiut, Jezu Krishtit dhe Jozef Smithit. Zoti filloi një periudhë ungjillore nëpërmjet secilit prej këtyre profetëve.

Braktisja

apostasy cycle

Braktisja=ligësi. Kur një individ ose grup largohet prej të vërtetave të ungjillit të Jezu Krishtit, i mohon profetët dhe bie në mëkat, ai është në braktisje.

Mënyra se si Ndodh Braktisja

Perëndia thërret një profet, i cili jep mësim ungjillin e vërtetë të Jezu Krishtit.

Njerëzit që i ndjekin mësimet e profetit, bekohen.

Disa prej njerëzve bëhen krenarë dhe nuk e pranojnë profetin.

Zoti shpesh e largon profetin e Tij nga njerëzit të cilët nuk i pranojnë parimet e ungjillit.

Kur është koha e duhur, Perëndia thërret një profet të ri për ta rivendosur të vërtetën, priftërinë dhe Kishën.

Rivendosja

restoration

Një rivendosje është veprimi i kthimit të diçkaje në gjendjen e saj fillestare [restaurim]. Nuk është një reformim, i cili ndryshon diçka ekzistuese për të krijuar diçka të re. Për shembull, nëse dëshironit ta restauronit një shtëpi të vjetër, ju do ta ndërtonit atë sërish me të njëjtën planimetri që kishte ajo fillimisht. Ju mund të donit të shtonit një vatër të re zjarri, por atëherë do ta ndryshonit shtëpinë, nuk do ta restauronit.

Ungjilli i Jezu Krishtit nevojitej të rivendosej ngaqë kishte humbur gjatë Braktisjes së Madhe. Njerëzit kishin jetuar për shekuj pa Kishën e vërtetë. Prandaj Zoti i rivendosi Kishën dhe ungjillin e Tij nëpërmjet Jozef Smithit, pikërisht siç kishin profetizuar profetët e lashtë (shih Isaia 2:1–3; 29:13–14; Veprat e Apostujve 3:19–21; Zbulesa 14:6–7; 2 Nefi 3:3–15).

Ungjilli i vërtetë i Jezu Krishtit është këtu për të qëndruar – prandaj a do të qëndroni me të? Edhe pse bota bëhet gjithnjë e më e ligë, Kisha e Jezu Krishtit do të mbetet deri në fund.

Juve ju duhet të bëni një zgjedhje – të njëjtën zgjedhje që ka qëndruar përballë njerëzve [gjatë jetës] në vdekshmëri që nga fillimi i kohës: a do ta ndiqni profetin? Nëse e ndiqni, ju do të bekoheni dhe do ta keni Shpirtin për t’ju udhërrëfyer.

Adami

Adami ishte një pionier i vërtetë: ishte njeriu i parë në tokë dhe profeti i parë! Ai ia mësoi ungjillin familjes së tij, por madje që nga fillimi, shumë i “kërkua[n] këshillat e tyre në errësirë” dhe nuk e pranuan të vërtetën (Moisiu 6:28).

Enoku

city taken up to heaven

A keni dëgjuar ndonjëherë për një qytet të tërë që u mor në qiell? Epo, qyteti i Sionit – i themeluar nga Enoku – ishte kaq i drejtë sa njerëzit shkuan të banonin me Perëndinë (shih Moisiu 7:23).

Noeu

noahs ark

Ju dini për arkën e Noeut. Vetëm tetë njerëz – familja e Noeut – i mbijetuan Përmbytjes ngaqë ata i dëgjuan paralajmërimet e Noeut (shih Zanafilla 7; Moisiu 8). Por a e dinit që ai e mori priftërinë kur ishte 10 vjeç (shih DeB 107:52) dhe se “gjigandë[t] … kërkuan t’ia merrnin jetën Noeut”? (Moisiu 8:18).

Abrahami

abraham

Abrahami gati sa nuk u sakrifikua prej priftërinjve të ligj, por e shpëtoi një engjëll (shih Abraham 1). Ai pati disa zbulesa të mahnitshme, përfshirë një vegim për jetën para lindjes. Anëtarët e Kishës janë pasardhësit e tij dhe besëlidhja abrahamike mban emrin e tij. (Shih Abraham 2–5.)

Moisiu

moses

Moisiu i udhëhoqi izraelitët për t’u larguar nga Egjipti dhe i ndihmoi të fitonin lirinë. Ai “kërkoi me zell ta shenjtëronte popullin e tij, që ata të mund të shihnin fytyrën e Perëndisë; por ata i ngurtësuan zemrat dhe nuk mund ta duronin praninë e tij” (DeB 84:23–24). Në fakt, për shkak të braktisjes së tyre, ata u endën në shkretëtirë për 40 vjet!

Jezu Krishti

Jesus Christ

Jo vetëm që Jezu Krishti e dha mësim ungjillin dhe kreu shumë mrekulli, por Ai themeloi edhe Kishën e Tij në tokë. Ai shleu për mëkatet tona, u kryqëzua dhe u ringjall që të bënte të mundur për ne që ta mposhtim vdekjen shpirtërore dhe fizike. Ai është kreu i Kishës së Tij sot dhe Ai e Ati Qiellor janë burimi i autoritetit të priftërisë.

Braktisja e Madhe

the great apostasy

Pas Ringjalljes së Shpëtimtarit, Apostujt e Tij dhe udhëheqës të tjerë të Kishës u përpoqën ta përhapnin ungjillin, por njerëzit nuk i pranuan mësimet e tyre dhe madje i vranë shumicën e Apostujve. Për shkak të ligësisë së njerëzve, plotësia e ungjillit humbi në tokë. Bota ra në errësirë shpirtërore (shih Isaia 60:2).

  • Për më shumë se 1 000 vjet, njerëzit nuk kishin mundësi për ordinancat e shpëtimit, bekimet e tempullit ose udhërrëfimin prej një profeti.

  • Të vërteta të çmueshme humbën në Bibël.

  • Ide të rreme u dhanë mësim rreth natyrës së vërtetë të Perëndisë.

  • Disa ordinanca të shpëtimit u ndryshuan ose u dhanë mësim në mënyrë të gabuar (shih Isaia 24:5).

  • Më së fundi kjo braktisje çoi drejt formimit të shumë kishave.

Reformimi

reformation

Gjatë Braktisjes së Madhe, disa njerëz në Europë, të përqendruar te feja, e kuptuan se ungjilli i Jezu Krishtit nuk po jepej mësim saktësisht. Këta reformatorë nuk ishin profetë, por bënë gjithçka mundën që ta jepnin mësim të vërtetën siç e kuptonin. Ata ndihmuan që ta vinin Biblën në dispozicion të më shumë njerëzve. Shumë njerëz luftuan për lirinë fetare dhe hapën udhën për Rivendosjen e ungjillit.

Jozef Smithi

joseph smith

Pra a humbi përgjithmonë plotësia e ungjillit? Jo! Perëndia përsëri i zbuloi Jozef Smithit të vërteta të rëndësishme. Lajmëtarë qiellorë ia rivendosën atij gjithë çelësat e nevojshëm të priftërisë (shih DeB 27:8–13; 110; 128:18–21), duke e bërë këtë “periudhën e plotësisë së kohëve” (DeB 138:48). Ajo njihet edhe si ditët e mëvonshme ngaqë është periudha e fundit ungjillore përpara Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit.

Rivendosja

A e gjeni dot? JU i keni bekimet e Rivendosjes. Po, ju!

  • Kisha e Jezu Krishtit u rivendos me një profet dhe apostuj që ta udhëheqin atë.

  • Libri i Mormonit, Doktrina e Besëlidhje, Perla me Vlerë të Madhe dhe zbulesa të tjera moderne rivendosën të vërteta të çmuara që ishin humbur (shih 2 Nefi 27).

  • Jozef Smithi e mori Priftërinë Aarone nga Gjon Pagëzori (shih DeB 13) dhe Priftërinë Melkizedeke nga Apostujt Pjetër, Jakob e Gjon (shih DeB 128:20).

  • Mbajtës të autorizuar të priftërisë kryejnë ordinancat e shpëtimit siç duhet.

  • Dhe ne e dimë që e vërteta nuk do të humbasë më kurrë nëpërmjet një braktisjeje (shih Daniel 2:44).