2018
Përse e lejon Perëndia luftën?
Prill 2018


Pikës Shkurt

Përse e lejon Perëndia luftën?

soldiers

Fotografitë nga Getty Images

Lufta ka qenë pjesë e historisë së njerëzimit në këtë tokë pothuajse që nga fillimi. Por Zoti, Princi i Paqes, nuk dëshiron që ne të zhvillojmë luftë me njëri-tjetrin. Ai vajton kur njerëzit zgjedhin të mos e duan njëri-tjetrin dhe “janë pa dhembshuri dhe e urrejnë vetë gjakun e tyre” (Moisiu 7:33), duke e korruptuar tokën nëpërmjet dhunës (shih Zanafilla 6:11–13). Ata, ligësia e të cilëve sjell luftë në tokë, do të gjykohen për veprimet e tyre.

Zoti e ka urdhëruar popullin e Tij që të “[heqë] dorë nga lufta e [të shpallë] paqe” (DeB 98:16). Gjithsesi, kur kombet i marrin armët kundër njëri-tjetrit, Zoti ka thënë gjithashtu se nganjëherë ne shfajësohemi për mbrojtjen e familjeve, kombeve dhe lirive tona prej shkatërrimit, tiranisë dhe shtypjes (shih Alma 43:47; Alma 46:12–13; DeB 134:11). Dhe shenjtorët e ditëve të mëvonshme, të cilët shërbejnë në ushtritë e kombeve të tyre, po zbatojnë parimin e “nënshtrimi[t] ndaj mbretërve, presidentëve, sundimtarëve dhe gjykatësve” (Nenet e Besimit 1:12).