2019
Dishepullimi
Janar 2019


Dishepullimi

Bota në të cilën jetojmë, duket sikur është projektuar që ta vërë në provë përkushtimin tonë ndaj dishepullimit. Teksa e studiojmë Dhiatën e Re këtë vit, ne mund të frymëzohemi nga mësimet dhe shembujt e Jezu Krishtit dhe të dishepujve të Tij, që u përpoqën fort si të mësonin nga Mjeshtri i tyre ashtu edhe të bëheshin më shumë si Ai.

Si mësues të Dhiatës së Re në Universitetin “Brigam Jang”, kolegia ime Gej Strathërn dhe unë japim disa mendime mbi këtë çështje lidhur me modelet e dishepullimit që mund të mësojmë nga Maria, nëna e Zotit (faqe 12) dhe Gjoni i Dashuri (faqe 18). Këto dy figura ishin mes dëshmitarëve më të mëdhenj të Jezu Krishtit. Përveç Perëndisë, Vetë Atit, askush nuk e dinte më mirë sesa nëna e Jezusit se Ai ishte vërtet Biri i Perëndisë dhe Gjoni u numërua mes Të Dymbëdhjetëve fillestarë e duket se ka qenë një nga miqtë më të afërt të Zotit.

Përkushtimi i këtyre dishepujve dhe i dishepujve të tjerë na mëson se si ne vetë mund të bëhemi dishepuj të dashur të Jezu Krishtit dhe ta ruajmë dishepullimin tonë pavarësisht nga sfidat e botës.

Teksa e studiojmë plot lutje Dhiatën e Re, mund të arrijmë të dimë jo vetëm më shumë për Jezusin, por vërtet ta njohim më mirë Atë (shih Gjoni 17:3).

Sinqerisht,

Erik D. Hantsmen