2019
Zbatoni Urdhërimet e Mia
Janar 2019


Zbatoni Urdhërimet e Mia

Young Men General Presidency

A keni menduar ndonjëherë: “Si mund t’i tregoj Atit Qiellor që unë me të vërtetë dua që Ai t’u përgjigjet lutjeve të mia dhe të më bekojë?” Shpëtimtari Jezu Krisht na dha një çelës kur tha: “Nëse më doni, zbatoni urdhërimet e mia” (Gjoni 14:15).

Me fjalë të tjera, ne e tregojmë dashurinë tonë për Atin Qiellor duke i zbatuar urdhërimet e Tij.

Ndonjëherë përgjigjet nuk vijnë në kohën ose mënyrën që i presim, dhe ne mund të tundohemi që të dorëzohemi apo që të mos jemi më të bindur. Por nëse jemi të duruar dhe dëgjojmë, Zoti do të përgjigjet në vetë kohën dhe mënyrën e Tij. Ai përherë u përgjigjet lutjeve të drejta. Ai përherë e bekon bindjen (shih Mosia 2:21–24).

Bota jep mësim që dashuria nuk përfshin asnjë përgjegjësi. Por e kundërta është në fakt e vërtetë. Dashuria jonë për Perëndinë shfaqet nga gatishmëria dhe zelli ynë në zbatimin e urdhërimeve të Tij.

Shpëtimtari dha mësim: “E vërteta do t’ju bëjë të lirë” (Gjoni 8:32). Profeti Alma më tej shpalli se “ ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi” (Alma 41:10). Dhe nëpërmjet Profetit Jozef Smith, Zoti dha mësim: “Ka një ligj, të shpallur në mënyrë të pakthyeshme në qiell, përpara krijimit të kësaj bote, mbi të cilin të gjitha bekimet bazohen – dhe kur ne fitojmë ndonjë bekim nga Perëndia, është me anë të bindjes ndaj atij ligji mbi të cilin ai bazohet” (Doktrina e Besëlidhje 130:20–21).

Lumturia, bekimet dhe udhërrëfimi vijnë me anë të bindjes. Ati Qiellor dëshiron që ju të jeni të lumtur dhe të lirë ngaqë Ai ju do, dhe kjo është arsyeja përse Ai jep urdhërime. Për ta gjetur paqen që nuk gjendet në këtë botë, ne duhet të mësojmë se nënshtrimi ndaj vullnetit të Atit Qiellor është e vetmja udhë drejt lumturisë.

Ati Qiellor dëshiron që ju të gjeni lumturi të përjetshme. Profetët e Tij dëshirojnë që ju të gjeni gëzim të pamasë. Ne duam që ju të gjeni paqen që ne kemi gjetur nga ndjekja e Shpëtimtarit. Në shtegun që tregon Ai të shkoni (shih “Zot, Un’ Ty do të t’Ndjek”, Himne, nr. 137). Zgjidhni të jeni të bindur. Bindja juaj me gatishmëri do të çojë drejt lirisë dhe lumturisë së vërtetë.