Të Rinjtë në Moshë Madhore
Mësimi për t’i Nxjerrë Vetë Gështenjat nga Zjarri
Kurdoherë që mendoj për mbështetjen te vetja, më vjen në mendje një frazë nga presidenti im i misionit: “Nxirrini vetë gështenjat nga zjarri”. Po, është një pohim i çuditshëm, por ka shumë vërtetësi në idenë që ka gjëra të vështira në jetën tonë të cilat nuk mund t’ua kërkojmë të tjerëve që t’u bëjnë ballë për ne.
Prandaj, në ç’mënyrë “i nxjerrim vetë gështenjat nga zjarri” në lidhje me mbështetjen emocionale te vetja? Si u bëjmë ballë zhgënjimeve dhe mësojmë t’i kontrollojmë të gjitha emocionet tona?
Fatmirësisht, nuk kemi mbetur në errësirë – burimet janë me bollëk. Mund të gjejmë disa prej tyre në artikullin “14 Mënyra për ta Rivënë në Vijë Shëndetin Tuaj Emocional”. Më e rëndësishmja, mund ta thjeshtojmë jetën teksa i mbajmë urdhërimet (shih faqen 44).
Të mësuarit si të reagojmë ndaj gjithçkaje që na sjell jeta, është një proces. Të jesh i mbështetur emocionalisht te vetja nuk do të thotë se do të ndihemi gjithmonë ashtu si dëshirojmë. Do të thotë që, nëpërmjet hirit të Jezu Krishtit dhe vetë përpjekjeve tona, ne do të jemi në gjendje t’i trajtojmë emocionet në mënyra të shëndetshme dhe prodhuese. Presidenti M. Rasëll Ballard na jep disa këshilla praktike për ta arritur këtë baraspeshë (shih faqen 48).
Teksa përpiqemi fort për mbështetje emocionale te vetja, mund të ndihemi si një trumcak i vogël e i dobët (shih faqen 46), por teksa e bëjmë përpjekjen dhe bëhemi partnerë me Atin Qiellor, mund të kemi vetëbesimin se një ditë do të “ngrihe[mi] me krahë si shqiponja” (Isaia 40:31), që është një tjetër mënyrë për të thënë se do ta kemi fuqinë për t’i nxjerrë vetë gështenjat nga zjarri.
Gjithë të mirat!
Hedhër J. Xhonson