Kisha Është Këtu
Tokio, Japoni
Në varrezën Janaka në Tokio të Japonisë, një familje shenjtore e ditëve të mëvonshme, familja Saitos, viziton përmendoren e familjes së vet. Për ata është një vend përkujtimi, që është bërë edhe më i shenjtë prej njohurisë së tyre ungjillore që familjet mund të jenë së bashku përgjithmonë.
Respekti për familjen dhe paraardhësit është i rrënjosur thellë në kulturën japoneze dhe shenjtorët japonezë të ditëve të mëvonshme gëzohen që kombi i tyre tani është bekuar me tre tempuj: në Tokio (i pari në Azi, i përkushtuar në vitin 1980 dhe aktualisht në rinovim), në Fukuoka (i përkushtuar në vitin 2000) dhe në Saporo (i përkushtuar në vitin 2016). Në Japoni gjenden gjithashtu 64 qendra shdm të historisë familjare.
Misionarët mbërritën për herë të parë në Japoni në vitin 1901, të udhëhequr nga Plaku Hiber J. Grant (1856‑1945), në atë kohë anëtar i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve dhe më vonë Presidenti i shtatë i Kishës. Sot ka afërsisht 130 000 anëtarë në Japoni në 261 bashkësi.
-
Për përkthimin e parë të Librit të Mormonit në japonisht u deshën pesë vjet dhe u përfundua në vitin 1909. Një përkthim i rishikuar u botua në vitin 1957.
-
Shtëpia e parë e mbledhjeve shdm në Azi u përkushtua në Japoni në vitin 1964.
-
Autoritetet e Përgjithshme me origjinë japoneze përfshijnë Plakun Edni Y. Komatsu (1923‑2011), lindur në Havai; Plakun Joshihiko Kikuçi, anëtar nderi, dhe Plakun Kazuhiko Jamashita.