Të Dashur Prindër
Jemi të lumtur t’ju paraqitim revistën e re Miku! Kjo revistë do të vijë së bashku me Liahonën tuaj. Nëse nuk keni fëmijë në shtëpinë tuaj, shpresojmë se do t’ia tregoni atë një nipi a mbese, një fqinji apo fëmije të Fillores.
Ja se çfarë do të gjeni në revistën e re Miku:
-
Më shumë se 20 faqe me histori, këngë dhe veprimtari
-
Lloj të ri letre që e lehtëson ngjyrosjen, vizatimin dhe prerjen
-
Një mesazh nga Presidenca e Parë
-
Histori rreth shërbesës mbarëbotërore të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve
-
Histori rreth fëmijëve nga e gjithë bota
-
Burime për mbrëmje familjare dhe studim familjar të shkrimeve të shenjta
Do të na pëlqente shumë t’i dëgjonim mendimet tuaja rreth:
-
Përvojave të familjes suaj gjatë përdorimit të revistës së re Miku.
-
Përvojave tuaja kur ua shpërndani atë të tjerëve.
-
Çfarëdo sugjerimesh për përmirësim.
New Friend
50 E. North Temple Street, Room 2393
Salt Lake City, UT 84105 USA
Me dashuri,
Miku